Milkov: Tërheqim ambasadorin Angelov në Sofje, derisa të shohim shenja ndryshimi në Shkup

    Ambasadori bullgar në Maqedoni, Angel Angelov, do të qëndrojë jashtë vendit derisa Sofja të shohë shenja ndryshimi. Është cinike të diskutosh projekte me RMV-në ndërsa Hristijan Pendikov është i shtrirë në spital, tha Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nikollai Milkov, njofton “BGNES”.

    Milkov është intervistuar sot në seancën e Komisionit për Politikë të Jashtme. Kryetarja e Komisionit, Ekaterina Zakharieva, në seancë ftoi edhe ambasadorin Angel Angelov. Seanca zhvillohet në sfondin e rrahjes brutale të Hristijan Pendikov.

    “Nëse RMV vazhdon të sillet kështu, është e mundur që ne të vendosim sërish veton. Është cinizëm të diskutosh për projektet e eko-shtigjeve me vendin derisa Pendikov është në spital”, tha Milkov.

    “Nëse Maqedonia e Veriut dëshiron të vazhdojë në rrugën evropiane, duhet t’i përmbushë obligimet e veta, Bullgaria duhet vetëm ta ndjekë këtë realizim”, theksoi ai.

    Millkov sqaroi se “ne jemi të hapur për dialog nëse në RMV diskutohen projekte për mbrojtjen e bullgarëve dhe ato do të jenë në rend dite”.

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski: Të mbështetet futja e bullgarëve në Kushtetutë

    Lajmi i rradhës

    Zejtarët në Maqedoni po mbijetojnë me forcat e fundit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë