Zejtarët në Maqedoni po mbijetojnë me forcat e fundit

    Zejtarët janë në prag të mbijetesës, ndërsa dyqanet gjithnjë e më shumë po jepen me qira. Kështu u shpreh në “Magazina Ekonomike”, kryetari i Odës së Zejtarëve, Agron Fazliji, përcjell Nistori.

    “Derisa vija te ju në studio, pash shumë objekte të mbyllura. Jepen me qira. Dyqanet po mbyllen sepse pandemia ka ndikuar dukshëm, gjithashtu edhe kriza ekonomike e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, dhe tani e fundit është kriza me energjinë elektrike…Me forcat e fundit zejtarët po bëjnë përpjekje që të mbijetojnë në treg”, tha Agron Fazliji, kryetar i Odës së Zejtarëve. 

    Fazliji: Ekonomia gri po lulëzon tek zejtarët

    Ekonomia gri është shumë prezentë tek zejtarët, ndërsa për këtë ka kontribuar edhe miratimi i disa ligjeve të caktuara të cilët iniciojnë paraqitjen e saj, u shpreh Fazliji.

    “Ekonomia gri për momentin po lulëzon tek zejtarët dhe mendoj se sulmin më të madh në zejtari po e bënë pikërisht ekonomia gri, të cilën me vite nuk po mund ta shkatërrojmë. Ne si Odë e Zejtarëve po reagojmë, sepse çdo i dyti dyqan ose i treti po punojnë në të zezë, dhe pikërisht për këtë po pëson edhe ekonomia formale. Mendoj se miratimi i ligjeve për inicimin e ekonomisë gri ka kontribuar për mbylljen e shumë bizneseve”, tha Fazliji. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Milkov: Tërheqim ambasadorin Angelov në Sofje, derisa të shohim shenja ndryshimi në Shkup

    Lajmi i rradhës

    Tetovë, demolohen stacionet e autobusëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë