Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski mbrëmë në intervistë “Vetëm intervistë” ka thënë se posedojnë informacione nga qarqet diplomatike se Vllado Buçkovski me urdhër të kryeministrit Zaev është duke negociuar fshehurazi me Bullgarinë, përcjell Nistori.
“Së pari, të përmendet populli maqedonas si i pavarur, së dyti, të përmendet gjuha maqedonase si e pavarur nga korrelacioni me Kushtetutën, së treti, të mos heqim dorë nga vendi për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, sepse është një obligim sipas Këshillit të Europës, e katërta që marrëveshja të mos jetë asimetrike, Maqedonia të mos jetë në një situatë të nënshtruar dhe e pesta, të ketë një pjesë ku do të ketë histori të veçantë të dy kombeve, Zaev tha se do të përpiqet t’i përfshijë ato gjëra në marrëveshje, por shpejtësia e nënshkrimit të marrëveshjes ishte më e rëndësishme se thelbi mbi vetë marrëveshje, sot janë pasojat e asaj marrëveshje që Zaev e nënshkroi”, ka shpjeguar Millososki. /Nistori/