Sot fillon matura shtetërore me provimin e parë ekstern

    Nxënësit që mbarojnë shkollën e mesme dhe aplikojnë për maturën shtetërore do ta japin provimin e parë ekstern sot në orën 10 – gjuha amtare, e cila është e detyrueshme për të gjithë 15.294 kandidatët që janë regjistruar për maturë në këtë vit shkollor, përcjell Nistori.

    Sipas të dhënave, nga numri i përgjithshëm i të paraqiturve, 7.050 janë nxënës të gjimnazit, 7.983 janë nga arsimi profesional dhe 261 nga artet. Në gjuhë maqedonase dhe literaturë do të marrin pjesë gjithsej 10.848 kandidatë, gjuhë shqipe dhe literaturë 4.078 dhe 272 në gjuhë turke dhe literaturë.

    Testi i dytë ekstern do të jetë më 11 qershor. Matematikën e kanë zgjedhur 1.529 maturantë. Ashtu si në vitet e kaluara, gjuhë të huaja kanë zgjedhur shumica, ndërsa më së shumti ka në gjuhën angleze 13.452, gjuhën gjermane 140, gjuhë franceze 32 dhe gjuhë ruse 18.

    Matematika dhe gjuhët e huaja janë përzgjedhja për nxënësit e gjimnazit dhe arsimit profesional, ndërsa nxnësit e arteve gjuhë të huaja, filozofi për nxënësit e artit figurativ dhe estetikë për nxënësit e arsimit muzikor.

    Sipas gjuhës, në gjuhë maqedonase janë paraqitur 10.886 maturantë, në gjuhën shqipe 4.134 dhe në gjuhën turke 274.

    Rezultatet e testimeve do të publikohen 30 ditë nga testi i dytë ekstern.

    Maturantët që nuk do ta kalojnë maturën shtetërore në qershor do të kenë mundësi të dytë gjatë muajit gusht, ndërsa në gusht terminet janë më 11 dhe 13 gusht.

    Lajmi Paraprak

    Asgjë nuk krahasohet me një bisedë të bukur me mendjen e bukur të një gruaje

    Lajmi i rradhës

    Milloshoski: Buçkovski me urdhër të Zaevit negocion në mënyrë të fshehtë me Bullgarinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë