Milloshoski: LSDM dhe BDI janë gjenerator të problemve të qytetarëve

    Deputeti i VMRO-DPNE-së Antonio Milloshoski i ftuar mbrëmë në “Rruga drejt…” deklaroi se qeveria aktuale nën udhëheqjen e LSDM-së dhe BDI-së është gjenerator i problemeve të qytetarëve dhe jo pjesë e zgjidhjes së tyre.

    Sipas Milloshoskit mbetet e paqartë se pse ndryshoi mendje Alternativa, për tu bë pjesë e Qeverisë, ku merr pjesë edhe BDI-ja për të cilën deri dje thonin se është problemi më i madh në shtet.

    “Ajo që ishte emërtues i përbashkët i të gjitha partive të cilat vendosën firmat, dhe të gjithë deputetët për mosbesim të qeverisë aktuale, përfshi edhe deputetët e Alternativës është se qeveria aktuale e udhëhequr nga LSDM-ja dhe BDI-ja punojnë keq dhe se qeveria aktuale është pjesë e problemet të qytetarëve dhe vet shtetit dhe nuk është pjesë e zgjidhjeve. Dhe këtu kishim pajtueshmëri të ndërsjellë, pavarësisht nëse dikush vjen nga ASH-ja, nga Alternativa, nga VMRO-DPMNE-ja, nga BESA apo nga partitë tjera politike, dhe mendoj se deputetët e Alternativës me vetëdije e vendosën firmën e tyre që të bie qeveria aktuale, sepse nga ajo që kam dëgjuar nga kolegët deputet nga Alternativa, ata vlerësonin se BDI-ja është problemi më i madh në shtet. Se pse e nderuan mendimin, kjo mbetet që ta vlerësoni vet ata dhe qytetarët”, deklaroi Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.

    Lajmi Paraprak

    Austria po ballafaqohet me mungesë të kuzhinierëve

    Lajmi i rradhës

    Snopçe: Kjo shumicë e re nuk është rezultat i një procesi demokratik, por keqpërdorim i votës opozitare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë