Milloshoski: Politikat e BDI-së i mbushin autobusat e Kërçovës e Gostivarit për të ikur jashtë vendit

    Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio  Milloshovski, në emisionin debativ në TV Shenja, tha se viteve të fundit ka rënë interesimi për procesin e zgjerimit në BE. Sipas tij, këtë e ka treguar edhe metodologjia e re, ku vendi kandidat mund të kthehet në fillim. Por, atë që e shqetëson deputetin Milloshoski është se përse Qeveria nuk shpërndau me deputetët informacionet, se çfarë mesazhe vijnë nga Brukseli, Berlini dhe Parisi.

    Antonio Milloshovski, deputet nga VMRO-DPMNE

    “Nëse Qeveria i shpërndanë telegramet të cilët na arrijnë nga Brukseli, Berlini dhe Parisi, të cilët arrijnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme në katër vitet e fundit, ne të gjithë do të jemi dëshmtarë të shohim se si është disponimi për integrimin e Maqedonisë në BE”.

    Sa i përket bashkëpunimit me opozitën shqiptare, Milloshoski tha se kanë marrëdhënie korrekte dhe se dëshirojnë të krijojnë marrëdhënie në baza ideologjike. Ai kritikoi politikën e BDI-së, duke thënë se politikat e tilla vetëm se i mbushin autobusat në Kërçovë, Gostivar, Kumanovë dhe në vende tjera.

    Antonio Milloshovski, deputet nga VMRO-DPMNE

    “BDI po tenton që të na imponoj tema nacionaliste, por kjo nuk ka sukses. Për neve më me rëndësi është që të imponojmë tema, se si ata që kanë votuar për 10 vite për BDI-në ndërsa jetojnë në Shkup ose Strugë të na jetojë më mirë se sa Kreshnik Bekteshi. Jam i sigurt se votuesi mesatar i BDI-së, i ulet standardi, ndërsa Bujar Osmanit, Kreshnik Bekteshit, Fatmir Deharit, i rritet standardi”.

    Ai foli edhe për çështjen e Bullgarisë dhe mungesën e ambasadorit atje, duke thënë se ish ambasadori Marijan Gjorçev, ka kërkuar që t’i vazhdohet mandati deri në emërimin e ambasadorit të ri, por një kërkesë e tillë është refuzuar.

    Milloshoski tha se njerëzit tani nuk besojnë se integrimi në BE varet vetëm nga realicioni i Maqedonisë së Veriut me BE-në.

    Lajmi Paraprak

    Zbulohet arsyeja pse Xhaka refuzoi shiritin e kapitenit (Video)

    Lajmi i rradhës

    Burri apo fëmijët – kush u shkakton më shumë stres grave?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë