Zbulohet arsyeja pse Xhaka refuzoi shiritin e kapitenit (Video)

    Arsenali ka marr fitore të madhe ndaj Brentfordin në Emirates Stadium me rezultat 2-1 në kuadër të Ligës Premier.

    Golat për Topçinjtë i shënuan Emile Smith Roëe dhe Bukayo Saka, ndërsa Granit Xhaka në këtë ndeshje luajti 90 minuta.

    Mesfushorin ishte pjesë e një episod interesant gjatë ndeshjes që ka marrë vëmendjen e të gjithë.

    Zhvillohej minuta e 84-të e ndeshjes, kur kapiteni i Arsenalit, Alexandre Lacezette foli nga loja.

    Ai ia dorëzoi shiritin e kapitenit Eddie Nketiah që u fut në ndeshje, ndërsa i riu shkoi drejt Xhakës për t’ia dorëzuar.

    Por ky i fundit e refuzoi dhe shiriti i kapitenit, e pastaj ai përfundoi në krahun e Kieran Tierneyt.

    Pas ndeshjes për këtë episod ka folur edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili  ka treguar arsyen pse Xhaka e ka refuzuar shiritin e kapitenit.

    “Sepse ishte për Kieran. Kieran ishte i radhës dhe kjo është arsyeja pse. Ndoshta Eddie nuk e mori siç duhet udhëzimin dhe Graniti i tha se duhej t’ia jepte Kieranit. Kjo është e tëra”, ka thënë Arteta për Sky Sports duke e mbyllur diskutimin. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Rritje pagash ose grevë e përgjithshme

    Lajmi i rradhës

    Milloshoski: Politikat e BDI-së i mbushin autobusat e Kërçovës e Gostivarit për të ikur jashtë vendit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë