Milloshoski: Protestat do të vazhdojnë këtë javë

    Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, Antonio Milloshoski sot tha, se të mërkurën në ora 15:00 do të caktojë seancë në komision dhe do ta thërrasë ministrin Bujar Osmani ta paraqesë Planin e propozuar aksional dhe propozim-udhërrëfyesin.

    Ai në “Facebook” shkroi se protestat e opozitës do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së hënë dhe martë para MPJ-së.

    “Më 11 qershor, pas protestave të opozitës, ministri i MPJ-së deklaroi se është i gatshëm të raportojë para deputetëve për bisedimet kontraverze që dyshja Zaev – Buçkovski i udhëheqin me Bullgarinë. Të rikujtoj se para gjashtë muajve, më 16 janar, e njëjta qeveri e miratoi konkludimin që para deputetëve të paraqiten informacionet për planin e propozuar aksional për të cilat bisedohet me Bullgarinë, por deri tani në vend të llogaridhënies kishim heshtje, jotransparencë dhe nënçmim të Maqedonisë”, tha Milloshoski.

    Sipas tij, në vendet demokratike temat më të rëndësishme nacionale vet qeveritë nisin debat në Kuvend, ndërsa në regjimet hibride siç është në Maqedoni, nevojiten protesta për ta detyruar ministrin të japë llogaridhënie para deputetëve. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Një truk që parandalon formimin e akullit në frigorifer

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Është e rëndësishme çka ke në kokë, e jo çka ke mbi kokë | Riaktualizohet çështja e bartjes së shamisë në shkolla

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë