Ministrat që sabotojnë kryeministrin e qeverisë teknike!

    Maqedonia ka hyr fushatë intensive, ndërkaq zgjedhjet nuk janë shpallur, qeveria teknike i ka vluar edhe më shumë tensionet, sidomos pas sjelljes “triumfaliste” të BDI-së dhe kryeministrit teknik Talat Xhaferi. Cigare në zyra, keqpërdorime të veturave zyrtare… A mundet qeveria që filloi kështu të na garantojë zgjedhje të ndershme pa keqpërdorim të resurseve shtetërore? Pse heshtën të gjitha institucionet? Si do të bashkëpunojnë ministrat e VMRO-DPMNE-së me Talat Xhaferin Xhaferin? Si do ta arsyetojë VMRO-DPMNE para votuesve vendimin për të mos votuar për Qeverinë në të cilën janë ministrat e tyre? A dështuan njoftimet për zgjidhjen e problemit me pasaportat në ditën e parë kur VMRO-DPMNE është në krye të MPB-së?

    Njohësit e proceseve politike thonë se elektorati i partisë opozitare VMRO-DPMNE është klientelist dhe nuk i intereson politika e udhëheqësisë së partisë. Bllagojçe Atanasoski thotë se në VMRO tash e mohojnë Talat Xhaferin, ndërsa në të kaluarën kanë qenë mbështetës të Talat Xhaferit për ministër të mbrojtjes, dhe kjo nuk ka shkaktuar tronditje te elektorati i tyre.

    “Trupi votues i DPMNE-së është klientelist, dhe shumë e shumë nuklodhen me politikën e udhëheqësisë dhe nëse është në drejtimin e duhur. Domethënë, nëse ata tani udhëheqin politikën e mohimit të zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryeministër teknik, dhe nesër nëse e zgjedhin politikisht kryeministër të ri, nuk do të bjerë si tërmet në elektoratin e tyre. Thjesht, elektorati i tyre është i interesuar të ketë përfitime personale dhe lehtësisht do ti anashkalojnë lojërat politike të liderit dhe kryesisë së partisë. Përkujtim, Talat Xhaferi u zgjodh ministër politik i mbrojtjes pikërisht me mbështetjen e DPMNE-së, ndaj pamë që në përgjithësi anëtarësia dhe elektorati i tyre as nuk i tronditi dhe as i ndëshkoi në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi për Koha, Bllagojçe Atanasoski, politolog.

    Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE ka arsyetuar hyrjen e ministrave të VMRO-së në qeverinë teknike me pretekstin se me këtë veprim do të largohen më shpejt nga pushteti LSDM dhe BDI.

    “Do të bashkëpunojmë minimalisht që të mund të kemi një lloj funksionimi, por ministrat dhe zëvendësministrat e VMRO-DPMNE-së nuk kanë hyr në qeveri që Talat Xhaferi të mbetet më gjatë kryeministër, ata kanë hyr në qeveri që LSDM dhe BDI më shpejt të rrëzohen nga qeveria. Dhe duke pasur parasysh se e pamë Talat Xhaferin në Parlament se si e shkel rregulloren, keqpërdor flamurin evropian, dhe për së pari herë që spikeri i parlamentit nuk lejoji që KSHZ të kompletohet, dhe të jemi të sinqertë nuk presim që ai të jetë i denjë për at funksion, dhe unë në fjalimin tim në Parlament i paralajmërova ministrat dhe zëvendësministrat e opozitës që të jenë të kujdesshëm. Talat Xhaferi flet për frontin evropian, ndërsa pas shpine do të punon për mallverzime të procesit zgjedhorë”, ka theksuar Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE.

    Nga ana tjetër, deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski tha se Mickoski edhe njëherë ka gënjyer anëtarësinë e partisë së tij me futjen në Qeverinë e Xhaferit.

    “DPMNE hyri në koalicion me BDI-në. Përsëri u pa se Mickoski manipulon, gënjen anëtarësinë, gënjen qytetarët. Gjithë ato kushte që nuk do të hyjë kurrë në qeveri me BDI-në, tani i kanë 4-5 ministra të përkulur para Talat Xhaferit që në vitin 2012/13/14 në Ministrinë e Mbrojtjes e thërrisnin “z.Ministër” dhe tani e quajnë pjesëtar i disa formacioneve paramilitare, njeri që nuk e meriton të jetë kryeministër teknik”, theksoi deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski duke shtuar se kjo është konfuzioni dhe kontradikta e DPMNE-së, të cilën qytetarët e kanë parë mirë gjatë gjithë kësaj periudhe, por kjo ishte vula e të gjitha gënjeshtrave dhe manipulimeve.

    Për zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-së, Kostovski theksoi se është çështje teknike që duhet të përfundojë deri në fillim të fushatës zgjedhore.

    “Situata me DPMNE-në është e çuditshme, tani ata janë mbështetësit kryesorë të kandidatit të Lëvizjes BESA për KSHZ, sepse e dinë se kapaciteti i tyre është zero, se janë lënë më vete, të gjithë kanë ikur. Me të gjithë ata me të cilët Mickoski ka mundur të grindet, u grind, në parti i mashtron se do të fitojë, lëshon sondazhe të rreme. Kështu ishte në vitin 2020, a nuk prinë me 7 për qind, kështu që i humbën zgjedhjet. Fronti evropian i udhëhequr nga LSDM-ja sërish do t’i japë goditje të rëndë të gjitha atyre manipulimeve që po i bën Mickoski”, tha deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski.

    Lajmi Paraprak

    Pak kuadro që njohin gjuhë të huaja

    Lajmi i rradhës

    RRITJA EKONOMIKE E DOBËT NË RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë