Pak kuadro që njohin gjuhë të huaja

    Një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit të komunës Dibër, por edhe rajonit në përgjithësi mes tjerave është edhe turizmi. Pasuritë natyrore që posedon rajoni mund të ndikojë shumë në zhvillimin e tij meqë këtu janë ujërat termomineral, liqet, lumenjtë malet por edhe objektet historiko-fetare. Tani për tani një zhvillim të fuqishëm ka turizmi banjarë por edhe zhvillimi i turizmit malor, liqenor, etj ka një perspektivë të mirë. Por, vërehet se për të zhvilluar turizmin në disa sfera nevojiten më shumë kuadro të cilët njohin gjuhët e huaja e sidomos anglishten, gjermanishten dhe frëngjishten. Ata janë prezent në disa nga institucionet në fjalë, por nuk janë të mjaftueshëm.

    Viteve të fundit qytetin e Dibrës por edhe rajonin e vizitojnë shumë turistë kryesisht nga vente e Unionit Evropian. Banjat e Dibrës Capa tani më me sukses zhvillojë turizmin banjarë edhe atë me standarde të larta evropiane. Gjatë vitit që kaloi të shumtë ishin vizitorët të cilët vinin nga vendet ku flitet gjuha anglishte dhe gjermanishte. Kur jemi tek sfera e hotelerisë në Banjat por edhe në hotelet të cilët funksionojnë në Dibër, mund të thuhet se ka një nevojë më të madhe për të patur kuadro që njohin gjuhët e jashtme. Kjo sidomos është nevojë e recepcioneve të hoteleve, meqë shumë shpesh ndodh që turistët e huaj të kenë probleme me akomodimet e tyre në hotele.

    Poashtu kur jemi te turizmi duhet potencuar edhe faktin se nevojitet një propagandë më e madhe përveç gjuhëve lokale edhe në gjuhët e jashtme siç janë anglishtja dhe gjermanishtja. Një vëmendje më e madhe për të siguruar kuadro gjuhësor sigurisht do të ndikoj në rritjen e numrit të turistëve të huaj.

    Kur jemi tek zhvillimi i turizmit bie në sy mungesa totale e kuadrove që njohin gjuhët e jashtme në qytet për të promovuar turizmin liqenor, malorë, pastaj prezantimin e objekteve kulturo-historike etj. Dibrës faktikisht, sipas njohësve të mirë të turizmit, i mungojnë kuadro të cilët në mënyrë dinjitoze do të prezantojnë edhe historinë e pasur të qytetit dhe rajonit edhe atë në mënyrë të organizuar.

    Koha ka patur kontakte me të huaj të cilët enden nëpër qytete por nuk ka kush t’ju jep sqarime në mënyrë të organizuar për historinë e qytetit, bustet të Skënderbeut, Isuf Elezit, pastaj të iluministëve dibran dhe mbarëkombëtar Siad Najdeni dhe Josif Bageri etj. Prandaj shpesh herë nga përfaqësues të disa shoqatave joqeveritare kërkojnë ngritjen e një Qendre informative ku do të merren informata për pasurit e Dibrës dhe rajonit ku njëkohësisht do të ketë të angazhuar edhe njohës të gjuhëve të huaj.

    Profesori Flamur Mulladauti një aktivist i denjë i sektorit joqeveritar, në lidhje me këtë çështje thotë se Dibra ka kuadro në gjuhën anglishte por që ata duhet të organizohen nga dikush.

    “Me projektin për zhvillimin e turizmit mes dy Dibrave në të dy anët e kufirit kemi paraparë edhe ngritjen të një Qendre informative. Një Qendër e këtillë do të mund të prezantoj në nivel të lart të gjithë sferat e turizmit edhe atë në të dy anët e kufirit”, thotë Mulladauti dhe shton se realizimi i projekteve në këtë sferë është shumë domethënës për zhvillimin e tërësishëm të Dibrës dhe rajonit.

    Kemi mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit, thotë Mulladauti dhe shton se nëse kemi angazhuar kuadro të gjuhëve të jashtme edhe si koordinator të projekteve atëherë zhvillimi i turizmit do të shkon më shpejt.

    Lajmi Paraprak

    Standardi i jetesës në RMV “përtokë”

    Lajmi i rradhës

    Ministrat që sabotojnë kryeministrin e qeverisë teknike!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë