Ministrat shkojnë e vijnë, por shëndetësia mbetet në gjendje kritike

    Ministra të ndryshëm të shëndetësisë, por probleme të njëjta që qytetaret hasen tashmë shumë vite në qendrën universitare “Nënë Tereza”. Qytetarët vazhdojnë të ankohen se presin me muaj terminë për incizime, se enden nga klinika në klinikë, ndërsa si problem më të vështirë thonë se e kanë parkingun. Shpesh herë janë të detyruar të ua lënë dikujt tjetër makinën t’ua parkojë, pasi kanë termine që duhet të arrijnë.

    “Po pritet, pritet, dy herë vijmë nga Kratova dhe dy herë na kanë kthyer. Tani për rezultatin që kemi incizuar, nuk ka rezultat, thonë tek mjeku amë në Kratovë, nuk ka barna, ndërsa ai ka dhimbje, çfarë të bëjë unë, nëse shkojë në Kratovë do më thonë se tek unë nuk ka arritur”, tha një qytetare.

    “Më shumë presim për parkinge se sa për diçka tjetër. Si është situata me parkingun? Me parkingun çka me thanë, shihet vet s’kemi çka me kallxu. Krejt problemi më së shumti është tek parkingu. Parkingu është problemi numër një këtu në spitalin e shtetit”, tha një qytetar.

    “Me parkingun është shumë e rëndë. Sa prisni? Nga mëngjesi në orën 8:00 dhe ende nuk i kemi kryer disa punë. më vështirë është kur ke për të incizuar diçka, pritet një muaj dy. Prisni aq për incizim? Po, po”, tha një qytetar.

    “Për parkingun, veturën ua lash romëve, ata na zhvendosin veturat kur të lirohet ndonjë vend në parking e parkojnë veturën, unë kam besim tek njerëzit. Me parkingun është gjithmonë kështu, duhet qeveria të merr diçka, por duket se të gjithë që vijnë, kështu si e shihni mbetet e njëjtë. Vetëm ndërtimi i një klinike tjetër jashtë Shkupit që të ketë hapësirë të madhe, që të mund të gjitha veturat të mblidhen dhe në një vend të jetë klinika që të mos na shëtisin majtas-djathtas”, shtoi një qytetar.

    “Situata me parkingun është kaotike. Duhet të merren masa më serioze, pasi unë personalisht siç e shihni kam pak problem, megjithatë biri im është me invaliditet trupor dhe për fat të keq, Qyteti i Shkupit, komunat e caktuara të Qytetit të Shkupit, nuk i lirojnë parking për personat me invaliditet, ka vetëm për ata që janë nga qytetit i Shkupit, ndërsa ne jemi të detyruar të parkohemi te Ramstori, ose të kërkojmë mënyra që të vijmë deri këtu”, tha një qytetar.

    Zgjedhja e problematikës së parkingut është premtuar nga shumë ministra të shëndetësisë, por deri më tani nuk është marrë asgjë konkrete. Ndërsa autoritetet shëndetësore shpesh herë kanë mohuar se ka pritje të gjata për incizime. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    100 mijë euro nuk maftojnë: të rinjtë në RMV refuzojnë jetën në fshat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë