Ministri Bekim Sali akoma nuk e ka deklaruar pasurinë e tij

    Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, akoma nuk ka deklaruar pasurin e tij që kur ka marrë postin e të parit të shëndetësisë, një muaj më parë.

    Në ueb faqen e antikorrupsionit figuron deklarimi i pasurisë së tij prej kohës kur ka qenë anëtarë i Bordit drejtues të Klinikës Universitare të Toksikologjisë.

    Sipas këtij deklarimi del se Sali nuk posedon asgjë personale dhe se e gjithë pasuria që ai gëzon është në emër të prindërve të tij.

    Në këtë deklarim që ka bërë ai vite me parë, ai dhe familja e tij posedojnë dy banesa, një ordinancë, një dyqan dhe dy makina, njëra e tipit Fiat Brava e prodhuar në vitin 1997 dhe Lada e prodhuar më 1985.

    Më poshtë sjellim pasurinë e Sali të deklaruar në Komisioni Antikorrupsion.

    Lajmi Paraprak

    BURGJET E STËRMBUSHURA TË DANIMARKËS

    Lajmi i rradhës

    Mësimdhënësit presin harmonizimin e pagës me pagën minimale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë