Thaçi: Nëse nuk pranojmë propozimin francez, na pret ai rus

    Kreu i PDSh-së, Mendu Thaçi në TV21 duke biseduar për propozimin francez që ndodhet në tavolinën e Qeverisë, tha se nuk ka alternativë tjetër përpos asaj franceze, ndryshe pastaj do na presë alternativa ruse dhe ajo aziatike ku maqedonasit do të asimiloheshin që në sekondën e parë, përcjell Nistori.

    “Zakonisht, kur mohohet një rrugë, duket të ketë një alternativë. Alternativa tjetër është Rusia, te Unioni Aziatik. Maqedonasit në unionin të tillë janë të asimiluar që në sekondën e parë, duke filluar që nga qasja e Serbisë dhe Rusisë.”- tha Thaçi.

    Propozimi francez më i keqi që nga koha e Gligorovit, i ardhshmi do të jetë edhe më i keq!

    “Nga Gligorovi deri më sot, ky është propozimi më i keq që i ka ardhur Maqedonisë, i ardhshmi do të jetë edhe më i keq. E kam fjalën te fenomeni për shkak të asaj që thashë më përpara: çdoherë është refuzuar kategorikisht çfarëdolloj propozimi që ka ardhur. Në 2008, kur ne kemi qenë në qeveri me VMRO-në, ka qenë 50 % më i mirë. Apeli im është se nuk ka shaka me ndërkombëtarët, se ne nuk kemi alternativë tjetër. Ne shqiptarët nuk ua kontestojmë as gjuhën dhe as identitetin. Çështja e gjuhës maqedonase nuk do të mbyllet këtu, do të vazhdojë gjatë e gjatë nëpër beteja.”- shtoi Thaçi.

    Vetëm investimi që ka bërë PDSh në Tetovë me nënkalimin në hyrje të qytetit është i barabartë me 18 vjet investime të BDI-së

    “Kryeshefi i Policisë në Tetovë është shqiptar, drejtori i Spitalit shqiptar, e kështu me radhë. Investimet ekonomike apo të strukturës në kohën e PDSh-së duke filluar prej Çairit deri në Tetovë kanë qenë marramendëse. Ka pasur një hekurudhë aty kur futeshe në Tetovë që i lëshonin rampat nga 7-8 në ditë ku qyteti bllokoheshe për 8 herë në ditë nga 15 minuta. Vetëm nënkalimi i bërë për këtë hekurudhë ka qenë sa të gjitha investimet të bëra për 18 nga qeverisja e BDI-së.” – ka deklaruar Thaçi.

    Thaçi: Nuk ka lidhje hapja e Kushtetutës me heqjen e 20% për shqiptarët

    “Nuk mundet tash të insistohet me fjalorin e opozitës shqiptare. Për shkak se këtë bëjnë punën e dreqit, duke thënë se kur të hapet për bullgarët të hapet edhe për ne. Kjo nuk ka lidhje aspak, kjo ka lidhje me çështjet e brendshme. Sot në aktvendimin e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut nuk ekziston askund kombi shqiptar”- shtoi Thaçi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Tensione në Shkup ndaj propozimit francez (Video)

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia kancerogjene, e para në Europë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë