Ministri Durmishi: masa më të rrepta, nëse çmimet rriten në mënyrë drastike

    Ka rezultuar se ka efekt shporta e vjeshtës dhe çmimet e produkteve janë ulur nga pesë deri në dhjetë përqind. Kështu deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse pret që çmimet e produkteve të rriten pas skadimit të kësaj mase qeveritare deri në fund të muajit.

    Megjithatë, ai theksoi se kur të përfundojë kjo masë dhe nëse muajin e ardhshëm do të ketë rritje drastike të çmimeve, do të merren masa më rigoroze.

    “Ka produkte të caktuara ku çmimet janë ulur shumë pak ose aspak, si buka, qumështi dhe vaji i gatimit. Por ka pasur edhe produkte ku çmimet janë ulur për më shumë se 10 përqind, si mishi, perimet, produktet e qumështit”, tha ai.

    Këtë e vërteton edhe shporta sindikale, tha ai, sipas të cilës çmimet e ushqimeve dhe pijeve në tetor janë më të ulëta për më shumë se 900 denarë.

    Ai ka theksuar se vendimi i Qeverisë jep rezultate dhe ndihet në xhepat e qytetarëve.

    “Kur të përfundojë kjo masë, nëse muajin tjetër do të ketë rritje drastike të çmimeve, do të merren masa më rigoroze”, thotë ai.

    Sipas ministrit, muajin e ardhshëm pritet që çmimet të bien sërish për shkak se është në fuqi Ligji për praktikat e padrejta tregtare.

    “Nëse tregtarët i rrisin çmimet në mënyrë drastike dhe e shohim në terren, do të marrim masa, por nëse çmimet janë të qëndrueshme në treg, nuk ka nevojë të merren masa të tjera”, tha Durmishi.

    Ai gjithashtu theksoi se shporta e vjeshtës, së bashku me shportën e shkollës, rezulton me ulje të shpenzimeve të një familjeje për 3.000 denarë.

    Lajmi Paraprak

    Shasivari: gjatë faljes presidentja nuk është dashur ta shqyrtojë vetëm veprën, por edhe personin

    Lajmi i rradhës

    “VMRO vazhdon me nepotizëm – ministri Ljutkov ka punësuar motrën e tij në muzeun e Velesit”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë