Falja e dënimit për Boban Iliq | A mund të luhatet koalicioni me Alternativën?!

    Pas informacionit se ministri aktual i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka kërkuar që Presidenti Pendarovski ta falë edhe Boban Iliqin – të dënuar për mbytjen e Almir Aliut të vogël më 25.06.2016, Alternativa ka kërkuar nga presidenti që mos ta nënshkruajë këtë falje, njofton Nistori.

    “Kjo falje nuk duhet të ndodhë jo vetëm për arsye se kush e fal kriminelin e amniston krimin, por edhe për arsye se ky është ndër rastet që e ka lëkundur rëndë besimin ndëretnik, andaj falja e të dënuarit do ta thellojë edhe më shumë mosbesimin jo vetëm ndaj institucioneve të drejtësisë, por edhe ndaj vetë institucioni të Presidentit, ndërsa do të ndikojë keq edhe në marrëdhëniet ndëretnike në vend. Me këtë rast kërkojmë publikisht edhe nga kryeministri Zaev që t’ia kujtojë vartësit të tij, ministrit të Drejtësisë Mariçiq, se më 5 dhjetor ai ka nënshkruar me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi, një marrëveshje bashkëpunimi, në të cilën njëra nga pikat ka qenë edhe dakordimi që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të kërkojë nga Komisioni Europian një hetim ndërkombëtar për rastet gjyqësore, për të cilat dyshohet se ka implikim politik, ku është përfshirë edhe rasti i Almir Aliut të vogël.” – kumtojnë nga Alternativa.

    Alternativa shpreson se as kryeministri aktual e as kryeministri i ardhshëm nuk dëshirojnë ta luhatin kaq shpejt bashkëpunimin dhe presin nga ata që ta tërheqin këtë kërkesë nga presidenti dhe menjëherë të fillojë zbatimi i marrëveshjes së dakorduar Gashi-Zaev. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Tetovarët kërkojnë të hiqet spitali i djegur modular, ndikon për të keq në psikologjinë e njerëzve

    Lajmi i rradhës

    BDI vazhdon me emrat e njëjtë në qeverisjen e re

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë