“Ministri Nuredini të ketë kujdes me një të punësuar në ministrinë e tij”

    Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit në seancën e 65-të mori vendim që t’i thotë ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini të kryejë vlerësim për rrezik të vazhdueshëm potencial nga konflikti e interesave të personit zyrtar, i cili është drejtues i Sektorit për koncesione për ujë, ndërsa njëkohësisht është pronar i shoqatës tregtare, i cili ka marrë një koncesion për shfrytëzimin e ujit për ndërtimin e hidrocentralit të vogël, raporton AIM.

    Anëtari i KSHPK, Vladimir Georgiev sqaroi se nga të gjitha dokumentet e marra nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, është vërtetuar se në pesë vitet e fundit kjo shoqatë tregtare ka marrë një furnizim publik, por në këtë procedurë personi është përjashtuar dhe nuk ka marrë pjesë në vlerësim, ndërsa lidhur me procedurën për lejen-B të integruar, sipas MMJPH, ky personi nuk është në konflikt me interesat, sepse nuk punon në këtë sektor.

    KSHPK propozon që ministri Nuredini të kryejë vlerësim të rrezikut nga konflikti i interesave dhe se do të duhet të tejkalohet kjo gjendje me mundësinë që ky person të sistemohet në një vend pune tjetër, me çka do të mënjanohet ky rrezik potencial.

    Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit në seancën e 65-të, gjithashtu mori vendim që ta plotësojë dhe ridërgojë  kërkesën për veprim deri në Odën mjekësore për rastin me drejtoreshën aktuale të Klinikës për pediatri, rreth asaj se ka reklamuar suplemente të caktuara në emër të Shoqatës së pediatrëve, pasi që tek ata ka arritur përgjigje se denoncimi është i padrejtë dhe hidhet poshtë.

    Anëtarësi i KSHPK, Vladimir Georgiev sqaroi se ndaj kërkesës shtesë do të dërgohet edhe xhirimi nga spoti reklamues.

    Komisioni ka marrë vendim edhe për gjendjen e konstatuar të përplasjes së interesave në shkollën fillore komunale “Naim Frashëri” në Tetovë, ku drejtori ka nënshkruar vendim për transformim të afat të pacaktuar të djalit të tij dhe vendim për punësim të nusës së djalit të tij.

    Anëtari i KSHPK, Nuri Bajrami informoi se lënda është formuar pas denoncimit nga një inspektor komunal i arsimit në Tetovë, pas mbikëqyrjes së kryer të jashtëzakonshme inspektuese.

    “Konstatuam se gjetjet janë konfirmuar. Vendimet janë nënshkruar nga drejtori. Ai nuk është përjashtuar dhe nuk e ka raportuar punësimin e një personi të afërt në KSHPK-në. Gjendja e konfliktit të interesave është vërtetuar dhe propozoj që t’ia dorëzoj drejtorit dhe t’i kërkoj që ta heq konfliktin e interesave”, tha Bajrami.

    Rreth shkeljeve të tjera, si mospërjashtimi dhe mosraportimi i punësimit të një personi të afërt, KShPK-ja propozon që të fillojë procedura kundërvajtëse dhe të lëshohen urdhërpagesa për kundërvajtje.

    Lajmi Paraprak

    Spitali i Ohrit përballet me krizë ekonomike

    Lajmi i rradhës

    Rasti “Besiana Mehmedi”, edhe studenti Ardi Lena merret në pyetje nga policia në Strugë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë