Rasti “Besiana Mehmedi”, edhe studenti Ardi Lena merret në pyetje nga policia në Strugë

    Studenti Ardi Lena

    Studenti Ardi Lena, i cili u përfol në lidhje me konfliktin verbal me profesoreshën Besiana Mehmedi, për shkak të sjelljes jo etike nga kjo e fundit, sot është ftuar në bisedë informative në Stacionin Policor në Strugë, njofton Nistori.

    Studenti Ardi Lena për Nistori thotë se, arsyeja e marrjes në pyetje nga ana e policisë është e njëjtë me atë të kolegut të tij, Bleron Veliu.

    “Sot u mora në pyetje nga ana e policisë. Arsyeja është e njëjtë, siç veproi policia në Tetovë me shokun tim Bleron Veliu. Domethënë, më pyeten për incizimin pa të drejtë dhe publikimin e audio incizimit ditë më parë në Youtube, ku dëgjohen disa sekuenca të fyerjes së profesoreshës ndaj meje, nëse e kam bërë unë atë incizim dhe publikim. Unë e mohova një gjë të tillë, as nuk e kam incizuar profesoreshën dhe as nuk e kam publikuar audio incizimin në Youtube”, thotë Lena për Nistori.

    Ndryshe, mbrëmë edhe studenti Bleron Veliu pas marrjes në pyetje nga Policia e Tetovës në lidhje me rastin “Besiana Mehmedi” tha për Nistorin se, profesoresha Besiana Mehmedi e akuzon se më datë 21 mars 2022, e ka incizuar dhe e ka publikuar incizimin që doli në Youtube. Sipas Veliut, kjo nuk është e vërtetë.

    “Unë nuk kam incizuar dhe nuk e di kush e ka publikuar. Atë e kam marrë vesh nga media”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Ministri Nuredini të ketë kujdes me një të punësuar në ministrinë e tij”

    Lajmi i rradhës

    BDI: I mbështesim mësimdhënësit, pagat në arsim do të rriten

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë