Ministri Sali jep lajmin e mirë për një tjetër transplant të mëlçisë, veshkave dhe indeve kockore

    Dëshira e tyre për t’i dhënë dikujt jetë dhe shëndet, solli sot transplantin e mëlçisë, dy veshkave dhe indeve kockore.

    “Falënderoj familjen në emrin tim dhe në emër të të gjitha ekipeve që punuan dhe vazhdojnë të punojnë në 24 orët e fundit”, shkruan ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

    Njëkohësisht, ai shprehu mirënjohjen e tij për të gjitha ekipet mjekësore që punuan orët e fundit në përgatitjen e dhuruesit, marrësve dhe në sallat e operacionit.

    “Vitin e ri e nisim me një akt njerëzimi dhe dashamirësie. Me shpresë dhe besim”, thekson Sali.

    Herët në mëngjesin e sotëm në Klinikën Kirurgjike nisi eksplantimi i organeve, pasi pasditen e djeshme familja e një pacienti me vdekje truri dha pëlqimin për dhurim.

    Dëshira e tyre për t’i dhënë dikujt jetë dhe shëndet, solli sot transplantin e mëlçisë, dy veshkave dhe indeve kockore.

    “Falënderoj familjen në emrin tim dhe në emër të të gjitha ekipeve që punuan dhe vazhdojnë të punojnë në 24 orët e fundit”, shtoi Sali.

    Njëkohësisht, ai shprehu mirënjohjen e tij për të gjitha ekipet mjekësore që punuan orët e fundit në përgatitjen e dhuruesit, marrësve dhe në sallat e operacionit.

    “Vitin e ri e nisim me një akt njerëzimi dhe dashamirësie. Me shpresë dhe besim”, thekson Sali.

    Lajmi Paraprak

    Qeveria gjermane përshëndet shtendosjen e gjendjes në veri

    Lajmi i rradhës

    RMV-në e presin ndryshimet kushtetuese ose zgjedhjet e parakohshme parlamentare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë