Ministria e Arsimit propozon që viti i ri shkollor të fillojë me prezencë fizike

    Fotografi ilustruese

    Ministria e Arsimit ka propozuar që viti i ri shkollor të fillojë me prezencë fizike pasi për të njejtën tashmë janë krijuar kushte. Sipas dikasterit të Arsimit, vendimi përfundimtar se si do të fillojë viti i ri shkollor pritet të merret nesër në Qeveri.

    Sipas anëtarëve të Shtabit të Krizës, në vendimin për fillimin e vitit shkollor me prezencë fizike, ka ndikuar edhe numri i madh i mësuesve të vaksinuar dhe personelit të shkollës, që aktualisht është 62% e numrit të përgjithshëm të punonjësve në shkolla. Gjithashtu, për mësimin me prezencë fizike, Ministria e Arsimit  ka publikuar edhe protokollet për mbrojtjen nga Covid-19. Mes tjerash, protokollet parashohin: mbajtja e patjetërsueshme e maskës dhe dezinfektimi i duarve për nxënësit dhe stafin tjetër të shkollës, ajrosje e rregullt e ambienteve ku mbahet mësimi, të vihen në funksion të gjitha hyrjet e shkollës si dhe nxënësit që vijnë me transport të organizuar t’u bëhet matja e temperaturës para hyrjes në autobus.

    Lajmi Paraprak

    PSG-ja pa frena në merkato, i premton yllit të Junajtid 500 mijë paund në javë me një kusht

    Lajmi i rradhës

    Opozita kritikon pushtetin për reformat zgjedhore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë