Ministria e Drejtësisë anulon listën e faljes

    Ministria e Drejtësisë me anë të një komunikate ka bërë të ditur që pas konsultimeve me Drejtorin për Ekzekutim të Sanksioneve këtë fundvit nuk do të ketë falje grupore, me këtë lista do të anulohet plotësisht.

    “Pas konsultimeve me Drejtorinë për Ekzekutim të Sanksioneve, Ministria e Drejtësisë vendosi që këtë vit të mos e përcjellë propozimin për falje grupore, përkatësisht lista të anulohet plotësisht. Kjo bëhet për të dhënë kohë fillimisht për të sqaruar kriteret dhe për të forcuar ligjërisht filtrat në lidhje me mënyrën e përpilimit të listave të propozimeve të personave që do të falen. Në Ministrinë e Drejtësisë është një grup pune që po punon për hartimin e një projektligji të ri për faljen, i cili do të forcojë kriteret dhe do të përcaktojë kushte të reja më të rrepta për ata që mund të falen. Ne besojmë se kjo do të minimizojë shanset e këtyre listave që në të ardhmen të gjenden persona që ngrenë dyshime publike për funksionimin normal të sistemit ligjor”.

    Lajmi Paraprak

    Dimitrov: Tani është shumë vonë për të marrë çfarëdo mase për ta nxjerrë vendin nga kriza energjetike

    Lajmi i rradhës

    Këtë vit nuk do të falet asnjë i burgosur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë