Dimitrov: Tani është shumë vonë për të marrë çfarëdo mase për ta nxjerrë vendin nga kriza energjetike

    Tani është shumë vonë për të marrë çfarëdo mase për ta nxjerrë vendin nga kriza energjetike – vlerëson profesor Konstantin Dimitrov.

    Ai e krahason situatën me baltën e gjallë, pasi nuk dihet se sa dëm do të paguajnë qytetarët. Ekspertët që paralajmëruan më shumë se gjysmë viti më parë se sektori global i energjisë do të binte në një krizë financiare shtesë, nuk u morën seriozisht nga autoritetet në atë kohë. Duke qenë se nuk ka para të mjaftueshme në buxhet, për të mbuluar të gjitha dëmet nga kriza, qeveria do të detyrohet të marrë hua dhe me paratë e kredive ta mbulojë një vrimë të thellë disa qindra milionë euro.

    “Nuk ka shpëtim, nuk mund të nxirremi menjëherë, pasi jemi në baltë të gjallë. Para disa muajsh thashë se do të kemi krizë financiare në Maqedoni, sepse ka energji në treg, por është shumë e shtrenjtë. Ja ky është problemi që po na ndodh. E kush do paguajë, ne do paguajmë populli. Qeveria e ka të lehtë- kështu thuhet në popull, ajo merr hua”, deklaroi Konstantin Dimitrov -Profesor Universitar.

    Deri më tani, dëmi i bërë në Maqedoni në fushën e energjetikës i kalon 250 milionë euro. Këtë e konfirmoi për Alsat drejtori i MEPSO-s Kushtrim Ramadani. Një megavat orë energji elektrike në bursë arrin mbi 400 euro. Termocentralet shtetërore të Furnizuesit Universal e shesin të njëjtën për 36 euro për amvisëri. Ai çmim do të jetë vetëm deri në Vitin e Ri – nga 1 janari, informacionet janë se çmimi i energjisë elektrike nuk do të jetë më i lartë se 10 për qind, gjë që shtron pyetjen se si në rrethana të tilla do të ruhet likuiditeti i kompanive energjetike në vend dhe bashkë me to edhe sistemi i përgjithshëm energjetik./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Në Strugë ndalohet përdorimi i ujit të pijshëm

    Lajmi i rradhës

    Ministria e Drejtësisë anulon listën e faljes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë