Ministria e Drejtësisë: Do të ketë ndryshime në Rregulloren për të Drejtat e Grave dhe Vajzave të Burgosura

    Ministria e Drejtësisë ka përgatitur ndryshimet në Rregulloren për ndarjen, klasifikimin dhe zhvendosjen e personave të dënuar në Institucionet ndëshkimore-korrektuese.

    Me ndryshimet parashikohet, nëse personi i dënuar nga gjinia femërore, që është dënuar me dënim burg deri në tre vjet ose ka vuajtur dënimin e burgut deri në tre vjet, të mund t’i shfrytëzojë lehtësimet në përputhje me rregulloren dhe rendin shtëpiak të ShNK “Idrizovë”.

    Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq, në një konferencë për shtyp tha se në periudhën e kaluar bashkë me Ministrin e Drejtësisë, Krenar Lloga, e kanë shqyrtuar mundësinë në rregulloren e mëparshme për rregullim në ShNK “Idrizovë”, me të cilën ishte kryer një padrejtësi ndaj të dënuarava të gjinisë femërore.

    “Pas mendimit nga ana e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, ku na thanë se ka diskriminim indirekt ndaj të dënuarave të gjinisë femërore në departamentin e grave dhe vajzave, në krahasim me të dënuarit të gjinisë mashkullore – gjetëm një zgjidhje me ministrin. Sa më shpejtë që të jetë e mundur, pas përgatitjes së tekstit nga Sekretariati për Legjislacion, do të nënshkruhet rregullorja dhe në përputhje me të, të dënuarat të gjinisë femërore do të mund të shfrytëzojnë lehtësimet që janë për të dënuarit e gjinisë mashkullore”, theksoi Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq

    Lajmi Paraprak

    Lëvizja Besa: I papranueshëm punësimi i maqedonasve të cilët deklarohen si shqiptarë

    Lajmi i rradhës

    Aparati matës i tensionit – Pesë këshilla që duhet të merrni parasysh para se ta blini

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë