ASh: Ministria e Mbrojtjes diskriminon kandidaten shqiptare me master dhe pranon kandidatin e dyshuar nga Antikorrupsioni

    Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një komunikate ka reaguar në lidhje me avancimin e ish-Sekretarit Shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, sipas Aleancës, i dyshuar për diskriminim në këtë dikaster, përsëri duke diskriminuar kundër kandidaten shqiptare me master dhe shumë përparësi të tjera, njofton Nistori.

    “Në bazë të konkursit intern të MM nr. 01/22 të datës 12.12.2022 dhe selektimit administrativ nr. 04/8443/85 me 28.12.2022, Dragan Nikoliq avancohet në Këshilltar Shtetëror (Одлуки за избор по спроведен Интерен оглас број 01/2022 за унапредување на 27(дваесет и седум) административни службеници во Министерството за одбрана – 03.01.2023година.pdf ) edhe pse kundër kandidati në konkurs është më i mirë, sepse: di tri gjuhë më shumë, ka nivel më të lartë shkollimi (magjistraturë), është femër dhe shqiptare, që dmth se këtu përveç përgatitjes profesionale nuk është respektuar Rezoluta e OKB-së për barazi gjinore 1325 si dhe Kushtetuta e RMV, Ligji për nëpunës administrativ, Ligji për mbrojtje, Strategjia e mbrojtjes 2020, Pasqyra strategjike e mbrojtjes, Programa për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të etnive në RMV, etj.Që ironia të jetë më e madhe, del nga ajo se personi në fjalë ka Vendim 0801-37/13 të datës 01.12.2021 nga Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi se ka diskriminuar personin NN. 

    https://kszd.mk/wp- content/uploads/2022/01/0801-37-%D0%BE%D0%B4-01.12.21-Se-utvrduva-voznemiruvanje.21-1-1.pdf. 

    Gjithashtu, kundër të njëjtit person ka iniciativë nr. 12-464/15 të 20.06.2022, nga Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit, sepse ka dyshim të bazuar për shkelje të dispozitave ligjore dhe akteve nënligjore gjatë kryerjes së detyrës si Sekretar Shtetëror pranë Ministrië së Mbrojtjes sipas nenit 127 alinea 1 pika 4 të Ligjit për antikorrupsion dhe konflikt interesash, deri te Zëvendës Kryetarja e Qeverisë për qeverisje të mirë. Deri tani pa epilog. https://dksk.mk/wp-content/uploads/2022/06/12-464-15-dp.pdf

    Personi në fjalë si funksionar i lartë qeveritar, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes (2017-2022), pengoi zbatimin e ligjit për gjuhët dhe vendimet e Qeverisë 120, 122, 123 të vitit 2019 si dhe nuk respektoi vërejtjet e Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve. Për arsyet e lartpërmendura kundër tij ka disa padi (4-5) për diskriminim profesional, social, etnik dhe religjioz (edhe atë nga oficerë dhe funksionarë të lartë në MM).” – thonë ASh.

    Nga partia opozitare shqiptare, pyesin se si mundet një njeri me një dosje të këtillë të avancohet në Këshilltar Shtetëror për Sisteme Komunikimi dhe Logjistike në Ministrinë e Mbrojtjes të një shteti të NATO-s pikërisht kur jemi në një ankth kaq të madh të sulmeve kibernetike. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Buxheti për bujqësinë e RMV-së ka për qëllim prodhimin vendor

    Lajmi i rradhës

    Në Kodrën e Diellit gjithçka është gati për sezonin e skijimit, përveç borës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë