Ministria e Transportit vitin e ardhshëm me buxhet rekord, 120 milionë euro

    Thuajse të gjitha ministritë  do të kenë më shumë para në arkën e tyre, sipas propozim buxhetit të vitit 2022. Vitin e ardhshëm Ministria e Transportit do të ketë buxhetin më rekord që ka pasur ndonjëherë, ose 120 milionë euro më shumë se këtë vit. Rreth 100 milionë euro do të shpenzohen për infrastrukturën rrugore për kontratën me Bektel dhe Enka. Rritje buxheti prej 50 milion euro, ka Ministria e Mbrojtjes për shkak të anëtarësimit në NATO,  dhe Ministria e Ekonomisë me 12 milionë euro më shumë për ndërtimin e interkonjektorit me Greqinë. Pra, vitin e ardhshëm:

    PROPOZIM BUXHETI PËR VITIN 2022

    Ministria e Transportit 192 milionë euro

    Ministria e Mbrojtjes – 222 milionë euro

    Ministria e Brendshme – 192 milionë euro

    Ministria e Ekonomisë – 25 milionë euro

    Para edhe këtë vit janë siguruar për Zhvillim të Gjelbër në shumë prej 27.6 milionë euro. Shteti planifikon që vitin e ardhshëm për investime kapitale të shpenzojë 614 milionë euro. Për ekspertët e ekonomisë, planifikimi kaq i lartë i investimeve kapitale do e ndihmojë rritjen ekonomike, nëse realizohen të gjitha e jo nëse vetëm qëndrojnë në letër.

    “Investimet kapitale që do jenë më të mëdha se deficiti i buxhetit, edhe pse kjo është pjesë e konsiderueshme, por në afat të gjatë mund të shkaktojë rrezik për qëndrueshmërinë fiskale të Maqedonisë. Prandaj, shpresoj që projektimet do ngelen ashtu siç janë vendosur dhe se shteti do e ndjekë planin për konsolidim fiskal.  Shumat e planifikuara do mund të ishin të realizueshme, edhe pse përvojat e deritanishme nuk na japin të drejtë të jemi shumë optimistë”.

    Vitin e ardhshëm me buxhet më të madh do disponojnë Ministria e punës dhe politikës sociale me rreth 822 milionë euro dhe Ministria e arsimit me rreth 470 milionë euro. Planifikohet të shpenzohen 4.4 miliardë euro, ndërsa në arkën e shtetit të grumbullohen 3.8 miliardë euro. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Bekteshi: Nesër në qeveri do të dorëzoj kërkesën për shpalljen e gjendjes së krizës energjetike

    Lajmi i rradhës

    Rreth 35% e popullsisë në RMV në rrezik të varfërisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë