Bekteshi: Nesër në qeveri do të dorëzoj kërkesën për shpalljen e gjendjes së krizës energjetike

    Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nesër pas dite në Qeveri do të dorëzojë kërkesë për, shpalljen e gjendjes së krizës energjetike. Në emisionin Magazina Ekonomikë në ALsat që do të transmetohet sonte në ora 22:00, ministri siguron se nuk do të ketë restrikcione të rrymës. Bekteshi thotë se Qeveria e ndjek situatën dhe për momentin kriza është nën kontroll.

    Bekteshi thotë se çmimi i energjisë elektrike do të rritet minimalisht, por kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski, mendon se ka hapësirë ​​që kompanive në sektorin energjetik, t’u kufizohen fitimet dhe marzha, normë nga e cila varet shuma e faturave të energjisë elektrike të qytetarëve.

    “Është fakt që para nesh kemi një vit krize, dhe ku ka faktorë të jashtëm që ndikojnë në çmimin e energjisë elektrike, dhe për mendimin tim dhe të gjithë ata faktorë që janë si operatorë të sistemit dhe prodhues, dhe furnizues, duhet ta mbajnë bashkërisht atë barrë”- deklaroi Marko Bislimovski kryetar i KRRE-së.

    Humbjet në energjetikë në vend janë rreth 150 milionë euro, vlerëson drejtori i MEPSO-s Kushtrim Ramadani. Por, me këtë nuk pajtohet Bislimovski dhe vlerëson që humbjet janë shumë më të ulëta.

    Ме dekretin e harmonizuar me Ligjin për Energji Elektrike parashihet që Qeveria të transferojë mjete buxhetore te kompanitë energjetike. Ndërsa për momentin qeveria ka rreth 100 milionë euro para të papërdorura nga programi Covid dhe ato para mund të transferohen në këto kompani./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gjykata Civile do të vendosë nëse ka pasur shpifje nga Nikollovski ndaj kryeministrit Zaev

    Lajmi i rradhës

    Ministria e Transportit vitin e ardhshëm me buxhet rekord, 120 milionë euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë