Mirëmbajtja e pastërtisë – Dibra me kamera vëzhgon të padisiplinuarit

    Edhe pse angazhimi maksimal i pushtetit vendor dhe ndërmarrjes komunale për të mirëmbajtur pastërtinë në qytet, në disa pjesë të qytetit persona dhe grupe të pandërgjegjshëm kanë vazhduar që të hedhin mbeturinat vend e pa vend. Edhe pse komuna ka siguruar 130 kontejnerë me të cilët menaxhon ndërmarrja komunale “Standardi”, ndodh që mbeturinat të hidhen para kontejnerëve e jo brenda në kontejnerë. Kjo situatë shqetëson qytetarët dhe normalisht edhe ndërmarrjen komunale. Me qëllim që t‘i vihet fund kësaj dukurie negative, komuna Dibër ka vendosur video kamera për vëzhgimin të situatës në vendet ku ka kontejner. Besohet se ky vëzhgim do të ndikojë tek ndërgjegjja e qytetarëve që të mos ndotin mjedisin jetësor dhe pastërtinë publike.

    Video kamera janë vendosur edhe në një pikë shumë problematike ku gjenden një numër i madh i kontejnerëve në afërsi të sheshit “Skënderbeu”, aty ku pothuajse afaristët por edhe banor hedhin mbeturina. Komuna Dibër ka bërë investimet për sigurimin e videokamerave dhe drejtoria e ndërmarrjes komunale “Standardi” beson se vëzhgimi ka një domethënie të madhe. Pikërisht në këtë pikë janë vendos një numër i theksuar i kontejnerëve dhe vëzhgimi është 24 orë. Nga komuna informojnë se janë regjistruar edhe rastet e para të qytetarëve të cilët hedhin mbeturinat jo në kontejner por para kontejnerit. Pritet që të rritet ndërgjegjja e qytetarëve për të mirëmbajtur pastërtinë publike. Kamera janë vendosur edhe në disa pika të tjera të qytetit të Dibrës. Por, njëkohësisht vërehet edhe një rritje e bashkëpunimit mes institucioneve lokale dhe ndërmarrjes komunale që ka të bëjë me paraqitjen e rasteve kur banorët hedhin mbeturinat aty ku nuk duhet.

    Aktivitetet e fundit që janë ndërmarr nga pushteti vendor kanë evidentuar edhe probleme të tjera që kanë të bëjnë me grumbullimin e mbeturinave. Në lagjen “Venec 1”, por edhe në disa lagje të tjera, janë vërejtur hedhje të inerteve të ndërtimit në kontejnerë. Është një jo kulturë totale e disa banorëve të cilët sanojnë apo ndërtojnë. Këtë e theksojnë përfaqësues të ndërmarrjes komunale. Drejtori i ndërmarrjes Burim Kaba thotë se duke hedhur mbeturina inerte të ndërtimit në kontejnerë, gjë që është e palejueshme, faktikisht bëhet dëmtimi i kontejnerëve, por edhe i automjetit si dhe pamundësia e punëtorëve të ndërmarrjes që i pastrojnë ata kontejnerë.

    Personat të cilët evidentohen me video vëzhgimin jo vetëm që do të paraqiten tek inspektori komunal por edhe vendosen pamjet e tyre në rrjetet sociale. Vendosjen të kamerave për vëzhgim e kanë përshëndetur të gjithë dibranët e sidomos përfaqësuesit e shoqatave ekologjike që veprojnë në Dibër e rajon. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    FENOMENI SHUMËVJEÇAR – Ku ka dasëm, ka krisma!

    Lajmi i rradhës

    Varësia nga importi rrit shkallën e inflacionit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë