MIRËQENIA LARG EUROPËS: Ballkani i varfërisë!

    Më shumë tregues udhëzojnë, por edhe vetë qytetarët e rajonit po e ndjejnë në xhepin e tyre se sa me vështirësi tejet të mëdha e kapërcejnë muajin, dhe se mirëqenia e tyre po ngec me të madhe pas vendeve evropiane. Ose thënë ndryshe, standardi i qytetarëve në Ballkanin Perëndimor është larg Evropës dhe me fuqinë tonë blerëse si një nga indikatorët kryesor të mirëqenies jemi në fund të listës së qytetarëve të Evropës. Njëherësh të dhënat statistikore tregojnë se në Evropë, Luksemburgu e Irlanda kanë standardin më të lartë të pagave dhe konsumit, përderisa fuqia blerëse e qytetarëve në rajon është 4 deri 5 herë më e vogël se në këto shtete. Në ndërkohë, punëtorët në Maqedoninë e Veriut punojnë edhe më shumë orë në muaj se një punëtor në Gjermani, por megjithatë as nuk mund t’i afrohen pagave dhe mirëqenies në këto shtete.

    Të dhënat statistikore tregojnë se punëtorët në vend punojnë 40.8 orë në javë karshi 34.7 orë punë në javë në Gjermani. Ekonomistët thonë se nuk duhet barazuar orët e punës edhe me efektet e punës apo me produktivitetin. Produktiviteti varet edhe nga vendosja më e madhe e teknologjive të reja që do të sjellin më shumë industri me më shumë produktivitet në vend të asaj me produktivitet më të ulët, por kjo kërkon edhe trajnimet e punëtorëve, si dhe orientimi më i madh i fabrikave vendore ndaj eksportit të prodhimeve me vlerë të shtuar.

    Gjithashtu të dhënat e Agjencisë Evropiane të Statistikave Eurostat, tregojnë se për një orë pune në Maqedoninë e Veriut krijohet vetë m 44.4 për qind e vlerës së shtuar së mesatares që e krijojnë punëtorët në nivel të Bashkimit Evropian. Në të njëjtën kohë, një punëtor në Gjermani po krijon 103.8 për qind të vlerës së shtuar si mesatare evropiane, apo është dy herë e gjysmë më shumë produktiv se një punëtor në vend.

    Eksperti ekonomik Neritan Turkeshi thotë se edhe nëse i referohemi raporteve dhe analizave të organizatave ndërkombëtare, mund të themi se shtetet e rajonit përfshi edhe Maqedoninë e Veriut me vite kanë probleme për një ekonomi më të avancuar me luftë n kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, jo efikasitetin e administratës shtetërore që ngadalë po siguron shërbime më të shpejta dhe më cilësore për qytetarët dhe biznesin. Për më tepër shton ai edhe, sistemi shkollor si një nga shtyllat e çdo shteti, nuk po ec përpara përkundër reformave të shumta, por po zvogëlon cilësinë e tij që nga nivelet më të ulëta deri ato më të larta dhe nuk po ofron kuadro të nevojshme për ekonominë.

    “Shumica e ekonomistëve pajtohen se vetëm me një rritje ekonomike prej 4-5 për qind për më shumë vite me radhë, mund t’i afrohemi standardit evropian, mirëpo në këto kushte të vështira për biznes bërjen të shkaktuara nga pandemia, rritja e kostos së energjenseve në botë dhe luftës në Ukrainë, edhe reformat aq të nevojshme në shoqëri në fusha të ndryshme janë vështirë të realizueshme, por jo edhe të pamundura”, thekson Turkeshi.

    Bile askush nuk na pengon që përkundër vendimit të qershorit për nisjen apo jo të negociatave me BE-në, të vazhdojmë me reformat, por që kërkon një vullnet më të madh politik si dhe suport edhe të opozitës.

    Sipas tij, Maqedonia e Veriut në radhë të parë për të ecur para në rrafshin ekonomik duhet të arrijë një konsensus se kah do të lëvizë shteti në 10-15 vitet e ardhshme si dhe ku duhet të investohet për shembull për pavarësimin sa më të madh të vendit në aspektin energjetik apo sigurimit sa më të madh të ushqimit nga fermerët vendor, si dhe të rrisë me patjetër edhe eksportin. Pra, nevojitet që të arrihet një pajtueshmëri e lartë nga të gjithë faktorët shoqëror dhe politik në vend, për reformat në nga cikli i ulët deri në ciklin e lartë të arsimit, arritjen e një administrate moderne, një gjyqësor efikas, pavarësimin më të madh financiar dhe tjetër të komunave e kështu me radhë.

    Nga ana tjetër, afaristi Venko Gligorov në rrjetet sociale thekson se përskaj asaj se në vend mungojnë një organizim më i mirë në ekonomi, si dhe ligje të qarta, si në Zvicër për shembull, atje më shumë prodhohet edhe në cilësi dhe sasi.

    “Njëherësh atje nuk kemi korrupsion në gjitha nivelet dhe sferat, ndërsa tek ne çdo kush bëhet i zgjuar dhe harxhon kohë dhe energji si të mund të sistemin, dhe të fitojë në mënyrë të pamerituar. Pra na nevojitet barabarësi e të gjithë para ligjit, organizim i mirë i kompanive dhe institucioneve, shpërblimi i atyre që janë të mirë, dhe sanksionimi i jo punëtorëve”, thekson Gligorov.

    Ndryshe, produktiviteti i punës në Maqedoninë e Veriut është 43.883 dollarë për të punësuar, karshi gati dyfishit të një punëtori në Slloveni me 79.612 dollarë e mos flasim për vlerën që krijon një punëtor gjerman me 100.765 dollarë. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Ahmeti: “Ballkani i Hapur” në dobi të Maqedonisë dhe të rajonit

    Lajmi i rradhës

    Me deklaratë të sajuar glorifikohet fuqia e Rusisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë