Ahmeti: “Ballkani i Hapur” në dobi të Maqedonisë dhe të rajonit

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti thotë se nisma “Ballkani i Hapur” është në dobi të Maqedonisë së Veriut, por edhe të rajonit.

    Në një intervistë ekskluzive për “Balkan Talks” në “Euronews Albania”, Ahmeti u shpreh se asnjë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk do të dalë i humbur nëse i bashkohet kësaj nisme.

    “Ne nuk kemi hyrë në këtë projekt pa e menduar, pa e analizuar dhe në këtë projekt ne kemi pasur konsensus etnik dhe politik. Jemi dakordësuar për këtë çështje. Asgjë nuk humb as Maqedonia, as Shqipëria, as ndonjë vend që mund të bashkohet. Marrëveshja nuk është e imponueshme, e dhunshme, është që të pranosh atë që mendon se është e drejta. Ne kemi vlerësuar se “Ballkani i Hapur” në dobi të shtetit dhe të rajonit, por pa ua imponuar të tjerëve”, tha Ahmeti.

    Sipas tij, vendet e rajonit kanë më shumë çështje që i bashkojnë se sa i ndajnë.

    Vetoja e Bullgarisë, Ahmeti: Pa ndihmën e BE-së, vështirë të ketë zgjidhje

    Ahmeti shpreson që koalicioni i partive në pushtet në Bullgari, të gjejë një kompromis për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, për të zhbllokuar hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ahmeti u shpreh se pa ndihmën e Bashkimit Europian është e vështirë që të ketë ketë përparim në zgjidhjen e ngërçit midis dy vendeve.

    “Pa ndihmën e Bashkimit Europian, vështirë se mund të ketë një epilog pozitiv kjo çështje, sepse në brendësi çështja është mjaft me ngarkesa emocionale, folklorike dhe etnike. Politika nuk mund të vensosë të së kaluarës historike”, u shpreh ai.

    Ahmeti deklaroi se pala maqedonase i ka bërë hapat e saj, por se ende nuk është e sigurt se do ketë një zhvillim pozitiv.

    “Kam parë që te kryeministri i ri i Bullgarisë ka një angazhim për ta përmbyllur këtë çështje, por ka shumë parti politike që e kanë ndërtuar këtë koalicion. Ne kemi bërë hapat e duhur, kërkesat e shtruara prej palës bullgare, por akoma nuk ka një hap që mund të themi se në qershor do të ketë një epilog pozitiv”, deklaroi Ahmeti.

    Megjithatë, në Maqedoninë e Veriut ende nuk është humbur besimi se mund të gjendet një zgjidhje përfundimtare, tha Ahmeti. /Euronews Albania/

    Lajmi Paraprak

    Rrjeti i gazifikimit përballet me ngecje të konsiderueshme

    Lajmi i rradhës

    MIRËQENIA LARG EUROPËS: Ballkani i varfërisë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë