Misioni i Urmës për t’i mësuar gjuhën rome komunitetit të saj në Kosovë (Video)

    E frymëzuar nga fëmijëria e saj dhe trashëgimia familjare, Urma Menekshe po ua mëson gjuhën rome fëmijëve të këtij komuniteti në Prizren. Duke qenë e vetme në këtë rol, ajo thotë se për këtë gjuhë duhet të ketë më shumë orë mësimore dhe më shumë mësues në gjithë Kosovën. (Shënim: Kjo video u publikua më 16 prill 2022. Sot po e ripostojmë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome), shkruan REL, përcjell Nistori.

    “Unë jam Urma Menekshe nga Prizreni. Jam mësimdhënëse e gjuhës rome.”

    Zilja para orës 17:00 në shkollën fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren është shenja që mësuesja Urma Meneksh pret për të grumbulluar në një klasë nxënësit e interesuar për të mësuar gjuhën rome.

    Urma, një grua 26-vjeçare, e diplomuar në Fakultetin e Edukimit, ka filluar të punojë si mësuese e gjuhës rome që nga viti 2020 dhe aktualisht është e vetmja që e bën këtë punë në Kosovoë.

    Mësimi i gjuhës rome është akredituar nga Ministria e Arsimit në Kosovë në vitin 2010, si mësim plotësues dhe zgjedhor për nxënësit e interesuar në katër shkolla në Komunën e Prizrenit. Mësimi i gjuhës rome ndiqet nga rreth 100 nxënës të klasave nga e dyta deri në të nëntën. Përveç gjuhës, Urma ua mëson traditën dhe kulturën rome.

    Sipas regjistrimit zyrtar të vitit 2011, në Kosovë jetojnë mbi 8 mijë romë, mirëpo numri real besohet të jetë më i lartë. MASh thotë se bën përpjekje që mësimi i gjuhës rome të zgjerohet edhe në komunat tjera të Kosovës. /REL/Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Taravari: Do të marrim pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri Kovaçevski

    Lajmi i rradhës

    Muhamed Zekiri do të gjykohet më 15 dhjetor të këtij viti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë