Mitrevski: Dezinformatat vijnë nga të gjitha anët, në masë të madhe theksohen politikanët

    Fondacioni Metamorfozis para disa ditësh publikoi hulumtimin “Efekti i dezinformatave dhe ndikimeve të huaja në proceset demokratike në Maqedoninë e Veriut në vitin 2023”. Për rezultatet e hulumtimit lidhur me besimin e publikut në media dhe gjendjen me dezinformatat, në “Poligraf” bisedojmë me hulumtuesin Gjorgi Mitrevski.

    Poligraf: A shohim ndonjë ndryshim të madh në besimin ndaj medias apo në situatën me dezinformatat nga viti 2022 deri në vitin e kaluar?

    Mitrevski: Po shohim ulje të besimit në të gjitha mediat dhe rritje të besimit në kontaktet personale. Qytetarët, edhe pse informohen çdo ditë nga mediat, megjithatë besimi në media është shumë më i vogël se vitin e kaluar.

    Poligraf: Çfarë tregoi hulumtimi për atë se cilat janë burimet më të mëdha të dezinformatave?

    Mitrevski: Qytetarët konsiderojnë se dezinformatat vijnë nga të gjitha anët. Në masë të madhe i cekin politikanët. Por, gjithashtu, është interesant se i cekin shërbimet dhe diplomacinë e vendeve të huaja dhe, në atë fushë, nuk bëjnë dallim vallë flitet për shërbimet e Federatës Ruse, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Bashkimit Evropian etj., që është gjithashtu produkt i narrativave dezinformuese, sipas të cilave të gjitha diplomacitë janë të njëjta.

    Poligraf: Nëse qëndrojmë pak më shumë në edukimin mediatik, sipas hulumtimit, sa shohim se qytetarët janë të aftë apo dinë për edukimin mediatik dhe a duhet të punohet më shumë në këtë drejtim?

    Mitrevski: Hulumtimi na befason pozitivisht çdo vit, si sondazhi i kaluar ashtu edhe ky, që qytetarët konsiderojnë se janë kryesisht të edukuar mediatikisht dhe se mund të dallojnë dezinformatat në media. Natyrisht, është e nevojshme të vazhdohet të punohet në atë temë, në rritjen e edukimit mediatik të qytetarëve. Mirëpo, duhet punuar shumë më tepër në adresimin e vetë dezinformatave, pra në parandalimin ose ndërtimin e një sistemi që do të parandalojë përhapjen e dezinformatave në sferën mediatike. /IMA/

    Lajmi Paraprak

    LEN takohet me kryetarin e Kuvendit: Mitrevski nuk dha premtim për anëtarin e KShZ-së

    Lajmi i rradhës

    MD-ja thotë se i ka paguar ekipit mbrojtës të Thaçit mbi 3.5 milionë euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë