Mjekët specialistë do të mund të punojnë deri në 70 vjeç dhe të marrin pensionin

    Ministria e Shëndetësisë ka përgatitur disa ndryshime dhe plotësime të rëndësishme në Ligjin për Kujdesin Shëndetësor, të cilat këtë javë janë publikuar në Regjistrin e Vetëm Kombëtar Elektronik të Rregulloreve (ENER). Të gjitha palët e interesuara kanë mundësi të paraqesin sugjerimet dhe propozimet e tyre, të cilat do të shqyrtohen në përputhje me procedurën e përcaktuar, përcjell Nistori.

    Një nga ndryshimet që nuk ishte njoftuar më parë është se mjekët specialistë, në rastet kur ka mungesë të tyre, do të mund të punojnë deri në moshën 70 vjeç, në vend të 67 vjeç, ndërkohë që do të vazhdojnë të marrin pensionin e tyre. Këtë e bëri të ditur sot ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

    “Rritet edhe mosha për angazhimin e mjekëve me përvojë nga specialitetet dhe nënspecialitetet ku ka mungesë, me qëllim shfrytëzimin e ekspertizës së tyre të fituar. Këtyre personave, nga mosha 67 deri në 70 vjeç, u lejohet të punësohen me kontratë në institucionet shëndetësore të rrjetit dhe njëkohësisht të mbajnë pensionin e tyre. Angazhimi do të bazohet në pëlqimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, nëse nuk ekzistojnë më kushte për kryerjen e një aktiviteti specifik shëndetësor ose për zhvillimin e pandërprerë të aktivitetit shëndetësor”, tha ministri Aliu. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    LSM: familjes katër anëtarëshe në RMV i duhen 67.382 denarë në muaj

    Lajmi i rradhës

    Siljanovska në 2019: ‘refuzoj privilegje’ – sot mbështet aeroplan të ri qeveritar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë