Mjeku Dokiq tregon se cili ishte një nga faktorët që çoi në vdekjen e shumë të rinjve nga Covid-19 në RMV

    Në një intervistë për “TV Sitel”, pulmonologu Dejan Dokiq ka folur për vdekshmërinë e lartë nga virusi Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, vdekshmëria e cilitdo prej pacientëve varet nga reagimi i tyre imunitar dhe sistemi i tyre imunitar, përcjell Nistori.

    “Ndryshime të vogla të caktuara, defekte në sistemin imunitar, të cilat janë shumë të rëndësishme në epidemi të tilla, të cilat nuk janë gjithmonë të dukshme. Nga 24 tetori deri më 24 prill, 80 përqind e popullsisë së përgjithshme, nga të gjitha rastet pozitive, janë në këtë periudhë, gjë që flet për forcën dhe intensitetin e valës së dytë. 70 përqind e të gjitha vdekjeve nga Covid-19 që nga 24 prilli, gjithashtu janë për shkak të valës së dytë.”, vlerëson Dodiq.

    Pse shumë të rinj kanë vdekur nga virusi Covid-19, Dokiq thotë se secili prej nesh nuk e di se çfarë sistemi imunitar fsheh.

    “Nuk është diçka që ju mund ta provoni në mënyrë rutinore, duke marrë gjak dhe nëse jeni rezistent ndaj ndonjë virusi ose baktereje. Të rinjtë që kanë vdekur, mbipesha ishte një nga faktorët që tregoi se ishte një faktor rreziku”, shton ndër të tjera pulmonologu. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Luis Enrique ka një vendim shumë të rëndësishëm për t’ia thënë kapitenit, Sergio Ramos

    Lajmi i rradhës

    Gjashtë lëvizje të thjeshta që mund t’i bëni direkt nga shtrati

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë