Mjetet piroteknike vazhdojnë të shiten në hapësira publike në Tetovë, policia konfiskon mbi 26 mijë fishekzjarrë

    Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se zyrtarët policorë, gjatë kontrollit të planifikuar sot në orën 07:00 kanë konfiskuar 26.540 fishekzjarrë, mjete tjera piroteknike dhe 77 kilogramë duhan, njofton Nistori.

    Siç thonë nga SPB Tetovë, mjetet janë konfiskuar gjatë kontrollit të planifikuar nga njohuritë e marra në pikëpagesën rrugore në Zhelinë, në veturën e personit N.I nga Shkupi.

    N.I. është arrestuar, ndërkaq mjetet e konfiskuara janë dërguar për ekspertizë.

    Pas zbardhjes së rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës, thonë nga SPB Tetovë.

    Lajmi Paraprak

    Pse mbahet “sekret” statuti i Universitetit të Tetovës?!

    Lajmi i rradhës

    Arben Taravari jep dorëheqje nga posti i sekretarit të përgjithshëm të ASH-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë