MMPT garon në zgjedhjet e këshillit komunal në Tetovë, Elmedina Abdulahi bartëse liste

    Lista e pavarur “Më mirë për Tetovën” përsëri do të jetë pjesëmarrëse në zgjedhjet për këshillin komunal të Komunës së Tetovës. Nga atje thonë se, e ndjejnë si obligim qytetar rikandidimin, pasi që kanë ngelur edhe shumë punë për tu bërë, shkruan Nistori.

    Atyre u duhet të mbledhin 350 nënshkrime që të mund të marim pjesë në zgjedhje si listë e pavaruar. Gjithashtu sot para medias u bënë thirrje tetovarëve që t’i mbështetin me nënshkrime.

    “Zyra për nënshkrim:Zyra nr. 41, kati përdhesë, hyrja kryesore në komunë, në pjesën e majtë të korridorit. Duhet ta keni letër njoftimin, si dhe të jeni qytetarë dhe votues të komunës së Tetovës.Lista e pavarur “Më mirë për Tetovën”. Bartëse e listës është Elmedina Abdulahi. Afati i nënshkrimeve deri 14 korrik 2022, ora 24.00″ – thonë nga MMPT.

    Përndryshe “Më mirë për Tetovën” përbërjen e kaluar në këshill kishte dy këshilltarë, Hamdi Sulemani dhe Elmedina Abdulain.

    Zgjedhjet për Këshillin komuna mbahen më 20 gusht 2022. Fushata zgjedhore do të fillojë më 31 korrik ora 00:00 dhe do të zgjas deri me 18 gusht ora 00:00. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Johnson jep dorëheqje nga partia, mbetet kryeministër tash për tash

    Lajmi i rradhës

    OKB: Mbi 71 milionë persona jetojnë në varfëri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë