MMPT: Komuna e Tetovës bën tregti me uniformat e nxënësve në shkolla, Dauti i quan dezinformata

    Nisma e pavarur Më Mirë për Tetovën sot nëpërmjet një konference për shtyp tha se, Ministria për Arsim dhe Shkencë bashkë me Byronë për zhvillim të arsimit kanë qenë më të angazhuar në ndarjen e tenderave sesa në përmirësimin e kualitetit të arsimit. Sipas tyre, dëshmi për këtë është mungesa e librave dhe mjeteve punuese për nxënësit si dhe gabimet e shumta teknike dhe përmabajtësore në tekstet që janë në shfrytëzim, raporton Nistori.

    “Që gjendja e procesit edukativo-arsimor te veshtirsohet me shume nuk mjafton vetem neglizhenca nga pushteti qendror por edhe qasja agresive e pushtetit lokal ndaj shkollave. Komuna edhe pse është themeluese e shkollave fillore dhe të mesme, përpos që nuk parasheh mjete për përmirësimin e gjendjes së shkollave dhe bazohet vetëm ne dotacionet nga pushteti qendror, manipulon me udhzimet e qeverise per operacione financiare te dyshimta ne kurriz te prindërve.

    Dy muajt  e fundit ushtrohet nje presion i madh ndaj prindërve dhe mësimdhnësve për pranimin pakusht të një lloji të unfiromave, për të cilat vendimi është sjellur pa i konsultuar prindërit edhe pse bara financiare bie mbi vet ata.  

    1. Në cilin ekstrakt të Qeverisë thirret komuna për çështjen e uniformave?
    2. Kush nga komuna ka bërë marrëveshje në 4 sy për uniformat e 15.000 nxënësve duke anashkaluar prindërit që paguajnë?
    3. Cila është kompania dhe si është përzgjedhur?
    4. Si është caktuar çmimi prej 80 denarë kur në treg një punim i tillë gjendet me çmim shumë më të lirë?”, tha Agron Arifi nga Më Mirë për Tetovën.

    MMPT përkujton Komunën e Tetovës se uniformat shërbejnë për çështje sigurie dhe barazie mes nxënësve e jo për pazare financiare të individëve të pa autorizuar komunal në kurriz të prindërve të nxënëxsve.

    Por, sipas shefit të sektorit për veprimtari publike pranë komunës së Tetovë, Nazmi Dautit, të gjithë këto janë dezinformata.

    “Ne patëm vendim apo rregullore të Qeverisë së vendit, në seancën e 62 -63 të muajit maj, pas çka Qeveria atë shkresë e dërgoi tek komuna dhe ne e përcollëm tek shkollat fillore dhe të mesme. Ne vetëm e kemi përcjell ekstraktin ku shkruan se shkollat, këshillat e shkollave do duhet të mbajnë mbledhje dhe të vendosin për uniformat. Nuk është e vërtetë që nga komuna ka pasur marrëveshje, por shkollat vetë të pavarur kanë bërë porosinë e të njëjtave, pra nuk ka marrëveshje me kompani të caktuar, por shkollat vetë kanë zgjedhur kompaninë që ka furnizuar shkollat”, deklaroi Dauti para mediumeve.

    Sipas tij,  këshillat e shkollave me vullnetin e tyre kanë vendosur që nxënësit të kenë ose të mos kenë uniforma. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    LEN: pa anëtarin e opozitës në KShZ s’ka zgjedhje në komunat shqiptare

    Lajmi i rradhës

    Mexhiti: Vetëvendosja nuk mund të veprojë në RMV, e pengon ligji

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë