MODELI ZGJEDHOR – Asnjë nismë për negociata nga partitë politike

    Foto: Nistori

    Asnjë lëvizje të drejtim të rikthimit të negociatave për Kodin zgjedhor. Partitë politike në vazhdimësi deklarojnë se nevojitet diskutim dhe negociata për zbatimin eventual të modelit me një njësi, por assesi të ulen për këtë arsye.

    “Sigurisht çdo çështje meriton debat, veçanërisht tema e Kodit zgjedhor por ajo duhet të fillojë të hapet në grupet e punës, në biseda, në grupe ekspertësh, diskutime publike, për të parë se çfarë është e duhura dhe për çfarë dakordohen të gjithë aktorët politik, veçanërisht ata që përfaqësohen në Kuvend. Ky nuk është proces i cili duhet të përfundojë për një ose dy muaj”, tha Snezhana Kaleska Vançeva, LSDM

    “Nuk bëhet fjalë për bindje nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Bëhet fjalë për premtim të cilin ua ka dhënë partia në pushtet partnerëve më të vegjël të koalicionit gjatë formimit të qeverisë. Kjo ka qenë edhe pjesë e programit të tyre. Edhe unë kam argumente “për” dhe “kundër” një njësie zgjedhore, megjithatë, ejani të debatojmë”, tha Gordana Siljanovska Davkova, VMRO-DPMNE

    Por, përskaj deklaratave, asnjëra palë nuk e merr iniciativën për të nxitur një takim mes partive politike dhe institucioneve kompetente për të debatuar për Kodin zgjedhor, përfshirë edhe propozimin e partive më të vogla për një njësi zgjedhore. Partnerët e koalicionit të LSDM-së, Lidhja Demokratike, Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë, VMRO-Popullore dhe të tjera, kishin kërkuar që çështja e ndryshimit të modelit zgjedhor në një njësi të diskutohet deri nga mesi i muajit prill, në të kundërt, do ta lëshojnë shumicën parlamentare. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Komiteti i Helsinkit – Taravarit: Përmbahuni nga deklaratat joprofesionale dhe të pabaza për Ëmbla Ademin

    Lajmi i rradhës

    Strugë, KShPK hap rast për ndërmarrjet publike që paguajnë qira të larta dhe të dyshimta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë