Strugë, KShPK hap rast për ndërmarrjet publike që paguajnë qira të larta dhe të dyshimta

    Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të hapë rast për shumat e larta, që disa ndërmarrje publike në Strugë paguajnë për qira mujore. Siç ka bërë të ditur tashmë Alsat, kompania publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi, paguan 3170 euro në muaj. Njëkohësisht, parkingu publik “Eko Struga”, sipas opozitës, paguan 2000 euro në muaj për një hapësirë prej 65 metrash katrorë.

    “Të shesësh një objekt biznesi të një ndërmarrje publike, që më pas të paguash qira të lartë, komenti i parë është se jep një imazh të punës joekonomike. Cilat janë arsyet për ta bërë këtë do të ishte një fakt interesant për komisionin tonë, pse u shit ndërtesa, pse paguhen qira kaq të larta, sa është realisht qiraja për metër katror në atë rajon…”, deklaroi Biljana Ivanovska – kryetare e KSHKP-së.

    Para disa vitesh është shitur ish-ndërtesa e Ujësjellësit, në vetë shëtitoren e lumit Drini i Zi.

    “Nëse si komision konstatojmë se ka disa elementë, do të përfshiheshim në hetimin e këtij rasti, sepse është interesant”, tha Goran Trpenoski, anëtar i KSHPK.

    Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Mileski, thotë se për tërë rastin e qirave të larta ka pasur dy versione. Njëri i këshilltarëve komunal të opozitës dhe tjetri i kryetarit të komunës Ramiz Merko, i cili pretendon se faturat e qirasë tani janë më të ulëta se më parë.

    “Ndoshta shteti apo autoritetet duhet të vendosin disa kritere se me çfarë çmimi mund të paguajnë qira private kompanitë shtetërore apo ndërmarrjet, apo institucionet, ministritë”, u shpreh Goran Mileski, ministër i vetëqeverisjes lokale.

    Drejtori i Ujësjellësit, Dashmir Nasufi, ka pohuar se bëhet fjalë për rreth 400 metra katrorë dhe se atë marrëveshje ai e ka trashëguar. Nga Parkingjet e qytetit thonë se nuk paguajnë qira 2000, por 1000 euro. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    MODELI ZGJEDHOR – Asnjë nismë për negociata nga partitë politike

    Lajmi i rradhës

    Spiro Ristovski del nga burgu shtëpiak, edhe ish-ministri ofron garanci

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë