Momenti i shpërthimit në Stamboll – 11 të lënduar – raportohet edhe për të vdekur

    Një shpërthim i fuqishëm që ndodhi para pak çastesh në sheshin Taksim të Stambollit.

    Mediat turke raportojnë se 11 persona janë lënduar nga ky shpërthim, që ndodhi në një nga rrugët më të frekuentuara të Stambollit, transmeton Telegrafi.

    Madje raportohet se ka edhe të vdekur, por deri më tani autoritetet nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë zyrtare për këtë.

    Në rrjetet sociale po qarkullon momenti kur ndodhë shpërthimi në rrugën ku kishte shumë qytetarë, që kishin dalë për t’u shëtitur apo thjesht ishin kalimtarë rasti.

    Aty dëgjohet shpërthimi i fuqishëm si dhe zjarri i madh që ngritet në qiell.

    Të pushtuar nga paniku, qytetarët fillojnë të vrapojnë në të gjitha anët për t’i shpëtuar më të keqes. 

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut ëshë mesatarisht e përgatitur në fushën e kontrollit financiar

    Lajmi i rradhës

    “Ne, filozofët e fejsbukut”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë