Momenti kur gazetarja e BBC-së emocionohet, derisa raportonte për vdekjen e tre djemve që ranë në liqenin e ngrirë në Angli

    Gazetarja e BBC-së, Joanna Gosling nuk arriti të ndalë lotët dhe të fshehë emocionet, derisa raportoi për vdekjen tragjike të tre djemve të rinj që ranë në liqenin e ngrirë në Angli.

    Djemtë e moshës, 8, 10 dhe 11-vjeç, humbën jetën pasi ranë në liqenin e ngrirë në Solihull të Anglisë, derisa për të katërtin mjekët po bëjnë të pamundurën që t’ia shpëtojnë jetën, transmeton Telegrafi.

    Katërshja u dërguan në spital në gjendje kritike pasi kishin pësuar arrest kardiak kur ranë në liqenin që ishte ngrirë.

    Në anën tjetër, policia britanike po vëzhgon përreth liqenit nëse ka pasur edhe ndonjë tjetër që mund të ketë rënë në këtë liqen.

    Gosling e përshkroi vdekjen e të rinjve si shokuese dhe lajm shumë i rëndë për tërë kombin. Ajo shihet në video duke qarë dhe lodhët që i rridhnin nëpër faqe.

    Lajmi Paraprak

    Bosnja pritet të marrë këtë javë statusin e vendit kandidat

    Lajmi i rradhës

    Shpallen nominimet për “Golden Globes 2023”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë