RMV, hipotekat ulen, blerjet nuk ndalen

    Nga viti në vit në Maqedoni po ulet vlera e pronave të patundshme të vendosura nën hipotekë. Kadastra e pasurive të paluajtshme që i referohen pronave nën hipotekë, tregon se pronat për të cilat është regjistruar hipoteka janë në rënie. Pra, të dhënat nga Raporti Vjetor i Agjencisë Kadatsrale tregojnë se gjatë vitit të kaluar janë zvogëluar edhe numri edhe vlera e pasurisë së paluajtshme për të cilën është rënë dakord për hipotekë.

    Nga ana tjetër për një vit po shënohet rritje e shitblerjeve në tregun e patundshmërive dhe e kredive banesore. Në gjashtë vitet e kaluara apo nga viti 2017 deri më tani, më shumë se janë dyfishuar kreditë që bankat japin për kulm ndër kokë. Këto kredi që shpesh ofrohen me hipotekë, janë rritur nga afër 526 milionë euro në vitin 2016 në afër 1 miliard e 268 milionë euro në vitin 2023.

    Nga ana tjetër, të dhënat e Kadastrës tregojnë se në vitin e kaluar janë regjistruar 7658 prona të patundshme me vlerë prej 1.55 miliard euro të vendosura nën hipotekë. Këto shifra konfirmojnë trendin e uljes së pronave të vendosura nën hipotekë ku në vitin 2021 janë regjistruar 8.386 pasuri të paluajtsme me në vlerë prej 1.997 miliard euro, ndërsa një vit më parë apo në vitin 2020 janë regjistruar 7.649 prona të paluajtshme me vlerë prej 2.3 miliardë euro nën hipotekë.

    Mirëpo të dhënat për regjistrimin e pronave nën hipotekë me kalimin e kohës nuk janë përfundimtare, për shkak se mjaft prej tyre edhe shlyhen me kalimin e kohës nga ana e pronarëve të tyre. Të dhënat e Kadastrës tregojnë se në vitin 2016 nga 14.486 hipoteka janë fshirë 10.078. Në vitin 2015 kur arrihet kulminacioni i regjistrimit të pronave nën hipotekë me 18.443 prona për periudhën 2007-2016, do të fshihen 12.554 prona. Nivelin e dytë më të lartë këto prona në këtë dhjetëvjeçar do të arrijnë në vitin 2014 me 17.496 prona nën hipotekë dhe 8912 prona të anuluara dhe në vitin 2013 me 13 mijë prona nën hipotekë dhe 7848 prona të anuluara.

    Nga ana tjetër, tregu i patundshmërive në vend nuk po tregon tkurrje të vaktuar dhe është rezistent ndaj krizës. Të dhënat e Kadastrtës tregojnë se në vitin 2022 është shënuar një vlerë e përgjithshme e shitblerjeve të pronave të paluajtshme prej 961 milion euro. Kjo i detyrohet 33.243 transaksioneve, prej të cilave 24.629 janë shitje të patundshmërive dhe 8614 janë qiratë e ndryshme të pronës.

    Bile vlera e shitblerjeve është rritur për një vit gati për 50 milionë euro në raport me 914 milionë të qarkulluara në vitin 2021.

    Dy vite më parë apo në vitin 2020, në Kadastër janë regjistruar 33.270 transaksione me një vlerë prej 693 milion euro, prej të cilave 25.010 janë shitje të patundshmërive. Janë regjistruar edhe dhe 8260 qira të ndryshme të pronës. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Mos sjellja e ligjit për origjinën e pronës, shkak për t’i dhënë zë korrupsionit dhe krimit të organizuar

    Lajmi i rradhës

    Të shëtisësh në natyrë – Zgjidhja më e mirë kundër stresit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë