Rashkovski dënohet me tetë vite burg për “shpërlarje parash”

    I akuzuari i parë dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, është shpallur fajtor për prokurimin në rastin “Softuer”, për të cilin sot është dënuar me 7 vjet burg, ndërsa për veprën penale “Shpëlarje parash” është dënuar me dënim me burg prej një viti e gjashtë muaj, pra ai u dënua me gjithsej 8 vjet.

    “Sipas Kodit Penal, në dënimin me burg të shqiptuar ndaj të akuzuarit të parë Dragi Rashkovski, konsiderohet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak, e llogaritur nga 16.04.2021 deri në shfuqizimin e tij”, tha gjyqtari.

    Sipas aktakuzës, Rashkovski nuk i ka kryer detyrat e tij zyrtare gjatë zbatimit të katër procedurave të prokurimit publik për sistemin e identifikimit biometrik, blerjen publike të softuerit për përcaktimin e shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptimin e gjobave, blerjen e kamerave ANPR për njohjen e regjistrimit të targave të automjeteve dhe prokurim publik i kabinave metalike për nevojat e sistemit të identifikimit biometrik dhe sistemit për njohjen automatike të targave të regjistrimit.

    Rashkovski akuzohet për veprat penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe shpëlarje të parave dhe produkteve të tjera nga vepra penale”, ndërsa personat I.D., I.H., D.S., I.I., I.I.. dhe M.S. akuzohen për “shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski – Rama: Vendet tona nuk heqin dorë nga qëllimet tona europiane

    Lajmi i rradhës

    Rama: Kasamin nuk do ta hiqja kurrë nga puna e komunës për punët e NATO-s

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë