Mospastrimi i borës vështirëson qarkullimin nëpër disa akse rrugore

    I ftohti dhe reshjet e borës kanë përfshirë vendin mëngjesin e sotëm. Më shumë borë ka rënë në Kodrën e Diellit dhe atë 44 centimetra, më pas në Mavrovi Anovi 21 centimetra dhe në Krushevë 9 centimetra. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat, Stojançe Angellov thotë se ka vende malore në të cilat rruga është e pakalueshme.

    “Në këtë moment drejtimet rrugore janë të kalueshme, ka ndalim për qarkullim të automjeteve të rënda motorike, ndërsa për një pjesë të fshatrave malore zakonisht në këtë periudhë të vitit rrugët janë të pakalueshme por besoj se në periudhën e ardhshme, varësisht prej borës që do të bjerë ata do të pastrohen”, deklaroi Stojançe Angellov, drejtor i QMK-së.

    Angellov thotë se deri në mesditë nuk kanë kërkuar ndihmë nga banorët e viseve malore, por apelon që ata të cilët kanë probleme dhe rreziqe për shëndetin dhe jetën e tyre ta kontaktojnë QMK-në për ndihmë. Autoritetet po ashtu njoftojnë se ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ka në rrugët Gostivar – Kërçovë, Dibër – Mavrovë dhe Strugë – Qafë Thanë. Nga Enti hidrometeorologjik thonë ditët në vijim nuk pritet të ketë reshje të borës.

    “Prej nesër do të jetë më thatë, po pritet shumë mot i ftohtë dhe me erë, do të fryjë erë veriore e mesme dhe e fuqishme në rajonin e Vardarit por edhe në të gjithë vendin. Temperaturat do të jenë shumë të ulëta. Ata të mëngjesit në më shumë vende do të bien deri në rreth -10 por edhe nën -10 ndërsa ata ditore nën zero. Për shkak të këtyre temperaturave do të ketë edhe grimca të akullit në ditët në vijim”, tha Kostadinka Arsovska, sinoptike.

    Në pjesën më të madhe të vendit ditët në vijim do të ketë mot të thatë dhe vranësira mesatare. Temperaturat e ulëta do të jenë deri nga e enjtja e javës së ardhshme, kur edhe pritet që temperaturat të jenë më të larta. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shtyhen afatet e vaksinave kundër Covid-19 në RMV

    Lajmi i rradhës

    Shkëmbi 20 tonë mund të bie në Matkë, rrezikohet elektrana

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë