Shkëmbi 20 tonë mund të bie në Matkë, rrezikohet elektrana

    Qendra për Menaxhimin e Krizave ka marrë njoftim nga EVN për një shkëmb të paqëndrueshëm në zonën e kanionit Matka, i cili ndodhet njëqind metra mbi murin e pendës. Ky shkëmb është në këtë pozicion për një kohë të gjatë, sipas fotove të marra vërehet një paqëndrueshmëri dhe ne si institucion i kemi dërguar kërkesë disa institucioneve përkatëse që duhet të dalin në terren, bëri të ditur sot drejtori i QMK-së Stojançe Angellov, përcjell Nistori.

    “Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) ka marrë njoftim nga EVN për një shkëmb të paqëndrueshëm në zonën e kanionit Matka, i cili ndodhet njëqind metra mbi murin e pendës. Ky shkëmb është në këtë pozicion për një kohë të gjatë, sipas fotove të marra vërehet një paqëndrueshmëri dhe ne si institucion i kemi dërguar kërkesë disa institucioneve përkatëse që duhet të dalin në terren”, bëri të ditur sot drejtori i QMK-së Stojançe Angellov.

    “Bëhet fjalë për një shkëmb, i cili sipas informacioneve fillestare është i gjatë gjashtë deri në tetë metra kub dhe peshon rreth 20 tonelata. Bëhet fjalë për energji të madhe kinetike. Kur ky shkëmb bie në pendë ka disa drejtime të mundshme lëvizjeje. Nga informacionet fillestare që i kemi nga EVN, këta shkëmbinj nuk do ta rrezikonin pendën dhe murin, por ne dëshirojmë të kontrollojmë të dhëna të tilla”, thotë Angellov.

    Drejtori i QMK-së shtoi se nëse një qytetar në çdo pjesë të vendit ka problem serioz për jetën, QMK-ja do të gjejë mënyrën për ta kontaktuar me informim në kohë.

    Lajmi Paraprak

    Mospastrimi i borës vështirëson qarkullimin nëpër disa akse rrugore

    Lajmi i rradhës

    Aktivistët e mjedisit: Autoritetet të marrin hapa më radikalë në luftën kundër ndotjes së ajrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë