MPB: 25 raste me armë zjarri gjatë dasmave që nga janari i 2025

    Që nga janari e deri më tani, në territorin e gjithë shtetit janë raportuar 25 raste të të shtënave gjatë dasmave, ahengjeve familjare dhe festimeve në ambiente të hapura, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

    Për këto raste janë paraqitur dy kallëzime penale dhe tre parashtresa për kundërvajtje. Nga policia informojnë se rasti i fundit i këtij lloji, me të shtëna në një dasmë, është regjistruar një ditë më parë. Sipas MPB-së, bëhet fjalë për persona që kanë shtënë me armë në Rashçe, pas çka kanë reaguar zyrtarët policorë.

    “Dje në fshatin Rashçe të Shkupit, zyrtarët policorë nga stacioni policor në Gjorçe Petrov i privuan nga liria E.K. dhe B.K. nga fshati Rashçe. Rreth orës 22:00 në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup ishte raportuar se dëgjoheshin të shtëna në fshat, pas çka menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse dhe është konstatuar se E.K. dhe B.K. kanë shtënë me pistoleta gazi gjatë një dasme. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen procedurat përkatëse”, tha Goce Andreevski, zëdhënës i MPB-së.

    Lajmi Paraprak

    A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

    Lajmi i rradhës

    10 milionë euro për zgjedhjet lokale 2025

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë