MPB arrestoi dy persona të cilët gjuajtën me armë zjarri në një festë familjare

    Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë arrestuar dy persona në Kumanovë, pas një denoncimi për gjuajtje me armë në një festë familjare. Nga MPB thonë se me urdhër të gjykatës kanë bastisur shtëpinë e personave në fjalë, ku kanë gjetur armë.

    “Më 31.07.2025, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar S.M. (30) dhe S.M. (25), të dy nga Kumanova. Duke vepruar pas një denoncimi paraprak për të shtëna me armë zjarri gjatë një feste familjare në Kumanovë, policia me urdhër gjykate ka kryer bastisje në shtëpinë e tyre, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, për të cilën dyshohet se është përdorur për të shtënë gjatë festës. Ata janë dërguar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.

    Lajmi Paraprak

    Ljupço Pecov endet lirisht nëpër Shkup, edhe pse kërkohet me urdhër arresti për rastin “Zinxhiri”

    Lajmi i rradhës

    GJED-ja përforcon kriteret për vendet e sigurta të origjinës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë