90 drejtues të motoçikletave janë sanksionuar nga Ministria e Punëve të Brendshme vetëm në territorin e Shkupit gjatë 24 orëve të fundit. Ngrohja e motit ka bërë që në rrugë të qarkullojnë edhe motorët, duke bërë që policia rrugorë të angazhohet për të parë nëse drejtuesit respektojnë ose jo rregullat për qarkullim rrugorë, jo vetëm tek veturat, por edhe tek ata.
“Para së gjithash bëhet fjalë për tejkalim të shpejtësisë. Në ditët e fundit, më konkretisht gjatë së shtunës dhe të dielës kemi përforcuar kontrollet në të gjithë territorin e vendit dhe kemi shqiptuar 1069 sanksione për tejkalim shpejtësie. Gjithashtu në territorin e SPB- Kumanovë, janë shqiptuar gjatë këtyre dy ditëve 181 sanksione për tejkalim shpejtësie”, shton zëdhënësi i MPB-së, Toni Angeloski.
Fatmirësisht, nga 1 janari 2021 deri më 15 prill, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kemi ulje të numrit të fatkeqësive në komunikacion për rreth 12%”.