MPB: Gjoba të majme për vozitësit që tejkalojnë shpejtësinë

    Për gjashtë orë, policia dje gjobiti rreth 350 shoferë. Më shumë gjoba ka shqiptuar policia e Tetovës dhe Ohrit, të dyja së bashku rreth 140 gjoba. Vetëm në Shkup, dje janë gjobitur 197 shoferë. 42 kanë vozitur më shpejt se e lejuara, 12 të dehur dhe 14 nuk kishin patentë shoferi. Policia e Shkupit ka gjobitur shoferët e automjeteve të paregjistruara, ata që nuk kanë pasur rripin e sigurisë, të cilët kanë vozitur dhe kanë shikuar ose biseduar në telefon, katër që kanë kaluar në të kuqe dhe ka një dënim për mos heqjen e errësuesve të xhamave. Ministria e Brendshme thotë se kryesisht dënohen ata që vozisin shumë shpejt.

    Vozisni sipas rregullave dhe në atë mënyrë mund të kontribuojmë bashkërisht për sigurinë tonë dhe të pjesëmarrësve të tjerë të trafikut. Vozitja shumë e shpejtë mund të çojë në pasoja fatale, dëshira për të arritur një minutë më shpejt mund të na çojë në situatë të mos arrijmë kurrë atje ku kemi vendosur – deklaroi Toni Angelovski, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

    Këmbësorët kanë më shumë frikë nga shoferët e shpejtë. Ata nuk ndihen të sigurt.

    “Po të hipni edhe në trotuar dhe të ecni si duhet, nuk ka asnjë shans. Duhet të ecni me kujdes, madje qoftë edhe në bar. Ngasin shumë shpejt, gjobat janë shumë të vogla … “.

    “Sigurisht të frikësuar, si mund të ndihemi?”

    Ka shumë shoferë të shpejtë këtë periudhë, çfarë mendoni?

    “Ka shoferë të shpejtë, nuk i respektojnë shenjat, nuk e respektojnë vendkalimin për këmbësorë. Nuk respektojnë asgjë. Bëjnë si të çmendur! Jetoj në Gjorçe. Në orën 2-3 të mëngjesit mendon se bëjnë gara me makinë”.

    “Ka, ka. Pyetje: A ndiheni të sigurt me shoferë të tillë? P: Epo, për Zotin – jo. Ja e sheh si vozisin. Njëqind! Nuk vozitet këtu 100 apo 80.”

    Nga policia thonë se në muajt e verës ka më shumë aksidente me pasoja fatale. Vitin e kaluar, 125 njerëz vdiqën dhe rreth 5,700 pësuan lëndime. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 1.3 milion njerëz në të gjithë botën vdesin çdo vit dhe rreth 50 milion pësojnë lëndime nga aksidentet rrugore./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Konfiskimi i pasurisë ilegale | Të dënuarve për korrupsion u mbetet prona

    Lajmi i rradhës

    Rama, Zaev dhe Vuçiq me deklaratë të përbashkët: Nuk ka alternativë tjetër pos BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë