MPB-ja akoma nuk ka identifikuar personin që plagosi dy persona në East Gate

    Policia akoma nuk ka arritur ta identifikon dorasin e tentim vrasjeve nga 24 tetori në qendrën tregtare East Gate Mall, shkruan Alsat.

    Fotografia e tij është shpërndarë dhe po kërkohet ndihmë për identifikim, ndërsa hetimet e deritanishme nuk kanë arritur ta zbardhin identitetin.

    Megjithatë, motivi sipas ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski është hakmarrja mes grupeve kriminale të kryeqytetit.

    “E para punës, bëhet fjalë për përleshje mes kriminelëve. Dihet saktë edhe prapavija e personit ndaj të cilit u qëllua me armë dhe konfliktet që ka pas. Po mbledhim të dhëna dhe informacione, po flasim me njerëz dhe po vërtetojmë faktet. Por të gjitha këto aktivitete janë çështje që nuk mund t’i ndajmë me opinionin. Të mos spekulohet. Më se miri është që informacionet t’i merrni zyrtarisht nga institucionet”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

    Gjendja shëndetësore e Rade Trajkovskit Shteklit është e qëndrueshme por akoma nuk mund të thuhet se është jashtë rrezikut për jetë pasi ndodhet në kujdes intensiv pas operacionit dhe heqjes së një pjesë të mushkërive të bardha që i janë dëmtuar nga plumbat.

    Shoqëruesi i tij mbetet në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën edhe pas intervenimeve që ka pas. Identiteti i tij akoma nuk është bërë i ditur.

    Rade Trajkovski është emër i njohur për organet ligj zbatuese. Në vitin 2017 ai ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e futbollistit Martin Janushev. Më pas ishte liruar nga akuza pasi për vrasjen e Janushev i dyshuari kryesor ishte Filip Sekullovski i njohur si Kobra.

    Janushev më 3 nëntor të vitit 2017 kishte publikuar fotografi nga Beogradi, gjë që kishe shuar dyshimet ndaj tij për vrasje. Por në vitin 2021, mbi bazën e flet arrestit ndërkombëtar të lëshuar ndaj tij, ai u arrestua në Beograd dhe u ekstradua në Maqedoni. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pse dhemb mishi i dhëmbëve dhe si t’i trajtoni shqetësimet

    Lajmi i rradhës

    Gjimnazi i Tetovës, sërish pa energji elektrike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë