RMV, rriten çmimet e shërbimeve gastronomike

    Fotografia: Ilustruese

    Çmimet e shërbimeve gastronomike gjatë muajit janar janë rritur për 2.4 për qind, krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, rritje është shënuar në shërbimet për ushqim për 3.3 për qind, pijet alkoolike për 2.4 për qind, pijet joalkoolike për 0.9 për qind dhe fjetjet për 0.3 për qind.

    Krahasuar me janarin e vitit të kaluar, është vërejtur një rritje prej 4.2 për qind.

    Lajmi Paraprak

    Anulohet seanca gjyqësore për rastin “Shkallët Spanjolle”, Janakieski në izolim

    Lajmi i rradhës

    MPB-ja kontrollon autobusët e nxënësve, 34 autobusëve u merret e drejta e transportit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë