MPB paralajmëron: mos i hapni mesazhet e rreme, synojnë vjedhjen e të dhënave personale

    Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) u bën thirrje qytetarëve që të mos i hapin apo të mos i kthejnë mesazhet e dërguara në emër të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike (BSP), Aleksandar Janev, sepse janë të rreme, përcjell Nistori.

    Ministria e Brendshme bën me dije se disa qytetarë kanë marrë mesazhe të rreme për gjoja një hetim në vazhdim ndaj tyre dhe se dërguesit paraqiten në emër të drejtorit të BSB-së. Mesazhet e rreme thonë se marrësi i mesazhit është subjekt i një hetimi penal për një sërë krimesh, si pornografia e fëmijëve, pedofilia dhe trafiku i drogës, dhe udhëzohet të shkojë në stacionin policor brenda 24 orëve ose të dërgojë një email.

    Ministria e Brendshme njofton qytetarët se bëhet fjalë për mesazhe false të cilat nuk janë dërguar nga BSP pranë MPB-së. Këto mesazhe elektronike janë një tentativë klasike mashtrimi ku qëllimi i mashtruesve është të marrin të dhënat personale të qytetarëve, me qëllim abuzimin e mëtejshëm të tyre.

    Nga aty, më tej u bëhet thirrje qytetarëve që të mos hapin linqet dhe dosjet që dërgohen si bashkëngjitje në çfarëdo e-maili nga një dërgues i panjohur për të mbrojtur sistemet kompjuterike nga programet keqbërëse. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Zgjedhje pa fitues absolut, por me mesazhe për partitë

    Lajmi i rradhës

    Përse bëhet fjalë në samitin e klimës në Brazil?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë